E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB: Të hetohet dhuna në Egjipt

Komisarja e Lartë për të Drejtat e Njeriut e OKB-së, Navi Pillay ju ka bërë thirrje të gjitha palëve në Egjipt që “të tërhiqen prej humnerës”, një ditë pasi qindra persona e humbën jetën kur forcat e sigurisë i hoqën dy kampe protestuesish islamik në Kajro.

Pillay, e cila më parë ka punuar si gjyqtare e OKB-së për krime lufte, ka thënë se numri i madh i viktimave tregon për “përdorim të forcës së madhe, apo ndoshta ekstreme kundër demonstruesve”, transmeton Rel.

“Duhet të ketë një hetim të pavarur, efektiv dhe të besueshëm të forcës së përdorur nga forcat e armatosura egjiptiane. Të gjithë ata që kanë vepruar keq duhet të mbahen përgjegjës”, ka thënë ajo përmes një deklarate që e ka publikuar zyra e saj në Gjenevë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›