E Diel, 1 Nëntor 2026

Tunizi protesta te dhunshme mbas rrezultatit te zgjedhjeve

Plasin protestat ne qytetin qendror te Sidi Bouzid ne Tunizi pas rezultateve te zgjedhjeve te para demokratike dhe te lira qe vendi zhvilloi diten e diele.

Qindra protestues jane perleshur ashper me forcat e sigurise ku keto te fundit kane perdorur gaz lotsjelles per te shperndare turmen.

Ata po protestonin kunder anulimit te vendeve te fituara nga Partia Lista Popullore ne gjashte njesite zgjedhore per shkak te parregullsive financiare.

Partia e moderuar islamike e Tunizise Ennahda ka fituar zgjedhjet e para demokratike te vendit pas kryengritjeve te pranveres arabe.

Zyrtaret vendas thone se rezultatet tregojne se Ennahda fitoi me shume se 41 te votave duke siguruar 90 vende ne parlamentin prej 217 vendesh.

Qyteti ku jane mbledhur protestuesit eshte dhe vendlindja e protestave te dhunshme nente muaj me pare te cilat shenojne dhe fillimin e pranveres arabe.

Ennahda e cila u ndalua nen regjimin e meparshem thote se ka modeluar veten ne palen qeverisese

Udheheqesi i partise Rachid Ghannouchi u zotua se te drejtat e cdo tuniziani do te mbrohet nga autoritetet e reja.

Ne do te vazhdojme kete revolucion per te realizuar synimet tona per nje Tunizi qe eshte e lire e pavarur ne zhvillim dhe e begate ne te cilen te drejtat e Zotit Profetit gra burra fetare dhe jo-fetare jane te siguruar sepse Tunizia eshte per te gjithe i tha Ghannouchi nje turme mbeshtetesish.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›