Liderat e vendeve te Komonuelthit miratojne ligjin e ri te trashegimise

Djemte dhe vajzat e te gjithe monarkeve te ardhshem te Britanise se Madhe do te kene te drejta te barabarta per te trasheguar fronin u vendos diten e shtune pasi ligji i propozuar u miratua nga liderat e vendeve te Komonuelthit.
16 vendet qe pranojne ende formalisht kuroren e monarkes anglez si drejtuesen me te larte te shtetit votuan per ndryshimin e ligjit qindra-vjecar te trashegimit ne Perth Australi ne prezencen e vete Mbretereshes.
Ishte Kryeministri David Cameron ai qe kreu propozimin disa jave me pare duke arsyetuar se ligji qe favorizon vetem djemte perbente nje diskriminim seksual.
Ne fjalim perkrahes ndaj kesaj ideje Elizabeta e Dyte theksoi se femrat duhet te kene nje rol me te madh ne shoqeri. Ajo shtoi se me martesen e Princit William me pare gjate vitit ceshtja e rregullimit te ketij ligji nuk mund te priste me.
Britania ka njohur shume monarke femra gjate historise se saj por kjo si rrjedhoje e mungeses se pasardhesve meshkuj. Ne baze te ligjit qe shfuqizohet vajza humbte te drejten per te drejtuar vendin nese pas saj do te lindte djale.