E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studim i ri: Vitamina E dobëson kockat

Vitamina që njihet si luftuesja e moshës, vitamina E, sipas një studimi të ri ndikon në dobësimin e kockës. Kafshët e ushqyera me një sasi ushqimi të pasur me vitaminë E i kanë kockat 20 për qind më të dobëta se ato që hanë normalisht, tregon studimi. Shqetësues është fakti se efekti ka rezultuar që në tetë javët e para të ushqimit. Vitamina, e cila ndodhet te drithërat, lajthitë, vaji i ullirit dhe e kuqja e vezës, njihet si më e mira për luftën kundër moshës brenda organizmit. Ajo thuhet se ndihmon në forcimin e zemrës dhe pastrimin e lëkurës. Efekti i saj anësor ishte i pazbuluar deri më sot. Studimi u publikua në gazetën Nature Medicine.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›