Kuvendi, seancë me 9 mars

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi pas mbledhjes së kryesisë të mbajtur, ka thënë se kuvendi ka plotësuar stanardet për media më shumë se sa vendet e rajonit edhe të shteteve që janë pjesë e Bashkimit Evropian.
“Ne sot biseduam pak edhe me një kërkesë të gazetarëve që janë në kuvend dhe gjithashtu me 9 do të kemi një takim me Asociacionin e Gazetarëve do të bisedojmë pak a shumë për kushtet që i ofron kuvendi për media, por dua të them që në këtë rrafsh nëse kërkojmë standarde mund të them se standardet në Kuvendin e Kosovës janë më të mira se në çdo vend tjetër bile edhe në kuvende që janë anëtare të Bashkimit Evropian”, ka thënë kryetari Krasniqi.
Në seancës e punës në rend të ditës do të jenë koha për deklarime jashtë rendit të ditës, pastaj koha për pyetje parlamentare.
Më pas do të jenë shqyrtimi i parë i Projektligjit për komunikimet elektronike, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për deminimin humanitar, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për pensionet e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri lidhur me Propozim-vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji.