Studim, pamjaftueshmëria jodike, 38 % e popullatës nën normë
TIRANE- Edhe pse Shqipëria ka shënuar progres në nivelin e prezencës së jodit në organizëm, sërish përqindja e jodit në 38 përqind të popullatës është nën normë.
Studimi më i fundit i Institutit të Shëndetit Publik, i kryer në rang kombëtar, tregon se pamjaftueshmëria jodike mbetet ende problem.
Në studimin kombëtar u përfshinë 1060 fëmijë të moshës shkollore në 200 shkollat në mbarë vendin, të cilëve iu analizua niveli i jodit në urinë dhe përdorimi i kripës së jodizuar në familje. Pamjaftueshmëria jodike ndikon në shëndetin e gruas shtatëzënë dhe tek fëmijët, të cilët në pjesën më të madh u rëndon sistemin nervor duke I shkaktuar prapambetje të rëndë mendore.
Përdorimi i kripës së jodizuar është mënyra kryesore për eliminimin e deficencës jodike. Megjithë progresin, ka ende zona në Shqipëri që nuk e konsumojnë kripën e jodizuar dhe një nga arsyet është prezenca akoma në treg e kripërave të falsifikuara.
(m.a/ata/BalkanWeb)