E Diel, 1 Nëntor 2026

Juventus barazon me Kaljarin, Konte nuk thyen rekord

ITALI- Juventus barazon dhe në pamje të parë duket çdo gjë normale, kur bardhezinjtë e kanë fituar titullin kampion që tri javë para fundit. Por trajneri dhe ky ekip e ka një peng, atë të thyerjes së rekordit të Kapelos, me 91 pikë.

Duke barazuar me Kaljarin 1-1, “Zonja e vjetër” është ngjitur në kuotën e 87 pikëve, por mbetet edhe një ndeshje për t’u luajtur dhe ky rekord nuk mund të thyhet. Në fakt, Juve ka qenë në disavantazh në pjesën e parë, kur pëson gol nga Ibarbo që në minutën e 1 2-të, por Vuçiniç shënon në pjesën e dytë dhe nuk turpëron ekipin përballë tifozëve, që edhe dje kanë festuar gjatë në shkallët e stadiumit.
(m.a/Eduard Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›