Universitetet, pranimet rritje me 9%, propozimet gati për miratim
TIRANE- Kuotat e pranimit në universitet publike këtë vit akademik pritet të kenë një rritje prej 9% dhe së shpejti propozimet do të dërgohen për miratim në Këshillin e Ministrave.
Sipas Ministrisë së Arsimit, rritje të pranimeve të studentëve do të ketë në degët e kërkuara. Rritje kuotash do të shtohen për ato programe studimi që ofrojnë mundësi integrimi në tregun e punës.
Që prej dy vjetësh rritje kuotash ka pasur në degët e Teknologjisë së Informacionit, të ekonomisë dhe biznesit.
Universiteti Politeknik ka kërkuar të pranojë këtë vit akademik në të gjitha ciklet e studimit 3508 studentë, bashkë me trojet. Degët prioritare mbeten Teknologjia e Informacionit dhe ato të Arkitekturës, të kthyer tashmë në fakultet. Arkitektura do të pranojë 160 studentë, ndërsa pritet të nisin studimet për Urbanistikë 110 studentë.
Ndërsa Universiteti i Tiranës ka propozuar 5203 kuota për studentët e ardhshëm.
(m.a/ata/BalkanWeb)