Studimet doktorale, kushtet dhe afatet e pranimit
Tiranë- E hëna shënon edhe nisjen e procedurave për aplikantët që duan të fillojnë ciklin e doktoraturës në universitet publike në vend. Procedura e plotë e aplikimit dhe deri në përzgjedhjen e 1367 kandidatëve fitues për të bërë doktoraturën për vitin e ri 2011-2012 është bërë publike nga ana e fakultetëve. Mesohet se rregjistrimet do të fillojnë nga data 5 dhjetor deri me datën 20 dhjetor për fakultetin e Histori-Filologjisë, po ashtu edhe në fakultetët e tjera. Po ashtu bëhet me dije nga ana e fakultetëve se konkurrimi mes aplikantëve do të bëhet përmes dosjes, në mungesë të kriterëre shtesë nga MASH-i. Të cilat do të merren në shqyrtim nga ekspertët e fushës të ngritur pranë departamentëve.
Siç dhe është bërë me dije disa herë, bazuar në kriterët e Kartës së Bolonjës, kanë të drejtë të regjistrohen në këto programe studimi të gjithë kandidatët që janë zotërues të një diplome të nivelit të dytë të integruar (DIND), ata që posedojnë diplomë nën emërtimin Master i nivelit të dytë, Master shkencor (Msc), si dhe ata që kanë dëshmi të specializimeve të tjera afatgjata të kryera (postmaster). Mesohet se nota mesatare minimale duhet të jetë mbi 8 ose mbi 8.5, e cila mund të rritet në bazë numrit të kërkesave nga aplikantët.
Mesohet se në dosje aplikantët duhet të paraqesin: Kërkesa me shkrim që përfshin fushën, drejtimin e studimit dhe departamentit që i drejtohet. Diploma e shkollës së lartë dhe lista e notave për DIND, DND, MSc, fotokopje e noterizuar. Për kandidatët që e kanë fituar këtë diplomë MSc, jashtë vendit duhet të paraqesin dokumentin e ekuivalentimit të diplomës nga organet përkatëse. Curriculum vitae, të dhëna të përgjithshme, arsimimi, gjuhët e huaja, eksperienca profesionale brenda dhe jashtë vendit, njohuritë kompjuterike, publikime si: tekste, monografi, artikuj shkencorë, fushat e specializimit dhe të kërkimit, referate dhe kumtesa brenda dhe jashtë vendit, projekte dhe studime të kryera etj.
Bashkangjitur me to, nevojiten edhe materialet vërtetuese të aplikantit si: Fotokopje të kartës së identitetit/pasaportës si dhe dy fotografi. Dëshmitë për specializimet e mëparshme që ndikojnë në kualifikimin pasuniversitar (nëse ka), dëshmitë për bashkëpunimin me institucionet e tjera shkencore e private (nëse ka), dëshmi penaliteti. Dy rekomandime të dhëna përkatësisht nga dy Profesorë ose Profesorë të asociuar të fushës përkatëse ose fushave të përafërta. Deklaratë nëpërmjet së cilët merren përsipër individualisht të gjitha detyrimet financiare që lidhen me koston e studimeve sipas përcaktimeve të bëra nga institucioni. Propozim për temën e disertacionit dhe udhëheqësin e tij, i cili duhet të ketë titullin shkencor Prof., Prof. as., Doktor i mbrojtur në një nga universitetet perëndimore, ose ekuivalent me ta për udhëheqësit e huaj. Deklarata e pranimit nga udhëheqësi i programit të doktoratës me temën përkatëse. Vërtetim nga qendra e punës, nëse jeni i punësuar. Mandatin për tarifën e aplikimit për regjistrim. Ndërsa tarifa e shkollimit mesohet se është 208.000 lekë, që mund të paguhen me këste për tre vitet akademike të programit të doktoraturës, sipas përcaktimëve që do të bëjnë departamentët përkatëse.
Shkrime të tjera me interes: