E Diel, 1 Nëntor 2026

Amortizimi i tubacionëve, ndotet uji i pijshëm në Rëmbec

Korçë- Banorët e fshatit Rëmbec po furnizohen me ujë të ndotur, për shkak të amortizimit të tubacionëve. Mesohet se tubacionet janë çarë në mënyrë masive dhe janë bërë shkak i ndotjes së ujit, duke rrezikuar kështu edhe shëndetin e banorëve të fshatit.

Mesohet nga kryeplaku i  Rëmbecit, Raqi Ceco se shkak i ndotjes nuk janë tubacionët e brendshme, por ato që lidhin fshatin me burimin.

Nga ana tjetër shefi i higjenës pranë Drejtorisë së Shëndetit Publik, Luan Bejko pranon se ky është vërtet një problem shqetësues për shëndetin e banorëve të fshatit.

Por jo vetëm kjo, problem  tjetër paraqet edhe klorinimi i ujit të pijshëm në disa komuna, ku sipas të dhënave nga ana e ISHP-së është konstatuar se nuk hidhet sasia e duhur e klorit në ujin e pijshëm. Veprim i cili mund të rrezikojë përhapjen e epidemive të ndryshme si rrjedhojë edhe shëndetin e vetë banorëve.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Rritet çmimi i ujit të pijshëm gjatë 2012
  2. Korçë, 650 familje prej mëse 10 ditësh pa ujë
  3. Shkozë, 10 ditë pa ujë, banorët në protestë

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›