Vlorë, minorenia vetëhelmohet me detergjent
Vajza me inicialet K. P., pas ekspertizës së bërë nga policia, mësohet se ka pirë një sasi klori, i cili përdorej për pastrimin e pllakave të shtëpisë. Policia ka marrë në pyetje pjesëtarët e familjes së minorenes
VLORE- Një 14-vjeçare nga fshati Babicë i rrethit të Vlorës i ka dhënë fund jetës së saj, duke u vetëhelmuar me detergjent. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Vlorës, bëjnë me dije se ngjarja u shënua dy ditë më parë. Klodiana Kapaj, nxënëse e shkollës 9-vjeçare të Babicës, është sëmurur teksa ishte në klasë. Përkeqësimi i gjendjes shëndetësore të minorenes ka alarmuar nxënësit dhe mësuesit, të cilët menjëherë kanë sinjalizuar familjarët. 14-vjeçarja është nisur urgjentisht për në spitalin rajonal të Vlorës, por fatkeqësisht ka mbërritur e pajetë. Mjekë të këtij spitali pohuan se minorenia kishte pirë një sasi të konsiderueshme detergjenti (klor pllakash), që i ka shkaktuar dhe vdekjen. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e motivit të kësaj ngjarjeje të rëndë. Gjatë marrjes në pyetje, pjesëtarë të familjes Kapaj janë shprehur se vajza e tyre mund të jetë vetëhelmuar për shkak të stresit që ka ardhur si pasojë e ngarkesës mësimore të fundvitit dhe nuk ka mundur ta përballojë atë. Gjatë katër muajve të parë të këtij viti, janë shënuar disa raste vetëvrasjesh e vetëhelmimesh në Vlorë.
(d.b/BalkanWeb)