Studimi, 12 prioritetet e KE janë realizuar vetëm 20%

Selia e Komisionit Europian
Masat e qeverisë për të përmbushur 12 prioritetet e Komisionit Europian janë zbatuar vetëm 20 për qind. Në këtë përfundim del një studim i bërë nga fondacioni Soros, lidhur me aftësinë dhe angazhimin e qeverisë, por dhe klasës politike shqiptare për të plotësuar detyrimet e kërkuara nga Brukseli. Si shkak i kësaj prapambetjeje nga ana e politikës shqiptare, studimi shprehet qartë se në fusha që varen nga konsensusi politik, progresi ka qenë i kufizuar ose ka ndaluar. Qeveria e Shqipërisë planifikoi gjithsej 102 masa për të adresuar 10 prioritetet e KE-së të monitoruara në këtë raport. Deri në shtator 2011, ka zbatuar vetëm 20% të angazhimeve të marra. 76% e masave janë zbatuar pjesërisht, për arsye se puna për to ka filluar, por nuk ka përfunduar ende, ose sepse afatet janë përcaktuar deri në fund të vitit dhe prandaj ka mbetur ende kohë për zbatimin e tyre. Në 4% të rasteve, zbatimi nuk ka filluar, u shpreh përfaqësuesi i fondacionit Soros, Andi Dobrushi. Studimi paraqet një përqindje shumë të ulët të realizmit të masave të marra për përmbushjen e rekomandimeve të KE-së, përqindje që në disa prioritete është zero. Asnjë masë nuk ka plotësuar qeveria sa i përket garantimit të së drejtës së pronës, e cila është një nga prioritetet e Komisionit Europian për Shqipërinë. Strategjia ndërsektoriale për të drejtat e pronës po ecën ngadalë, thuhet në studimin e Soros. Klasa politike shqiptare duket se nuk i ka marrë seriozisht përmbushjen e këtyre prioriteteve. Duket se ka një nënvlerësim të përpjekjeve që nevojiten në fushat ku progresi varet nga konsensusi politik, pasi janë parashikuar vetëm 5 masa për të adresuar funksionimin e Parlamentit dhe miratimin e ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar dhe asnjë masë në lidhje me emërimin e Avokatit të Popullit dhe anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë. Gjithsej 17 masa dhe zhvillime kyçe në prioritetet 1-9 lidhen ngushtë me konsensusin politik dhe prioritetet 1-3 varen tërësisht nga ai. Në fusha që varen nga konsensusi politik, progresi ka qenë i kufizuar ose ka ndaluar, u shpreh Adela Halo, koordinatore e programit. Sipas studimit, mosgjetja e konsensusit në Parlament për votimin e ligjeve me tre të pestat ka dëmtuar dhe arritjen e prioritetit 6. Në Prioritetin 6, mbi reformën në administratën publike, ligji i ri për Shërbimin Civil, i cili do të kërkojë një shumicë të cilësuar në Kuvend, është konsultuar në parim me aktorët kryesorë, por mbetet për tu hartuar. Pozicioni institucional i Departamentit të Administratës Publike (DAP) nuk është adresuar. Roli i ardhshëm i Komisionit të Shërbimit Civil pas marrjes së disa prej funksioneve të tij nga Gjykata Administrative (projektligji është në pritje në Kuvend), mbetet ende për tu sqaruar, shqetësim i ngritur gjithashtu edhe në raportin e vitit 2010 të fondacionit Shoqëria Hapur për Shqipërinë, thuhet në studimin e Soros.
Rekomandimet
Për rigjallërimin e axhendës së reformave dhe marrjen e statusit kandidat, fondacioni Soros u rekomandon grupeve politike parlamentare shqyrtimin e një Pakete Negocimi, e cila përfshin: zbatimin e duhur dhe amendimin e Rregullores së Kuvendit; pjesëmarrjen e rregullt dhe aktive të opozitës në Parlament; ngritjen e komisionit për reformën zgjedhore dhe pjesëmarrjen në këtë komision të të gjitha partive parlamentare; emërimin e Avokatit të Popullit dhe depolitizimin dhe përfundimin e procedurës për emërimet në Gjykatën e Lartë.
Zbatimi i masave për 12 prioritetet
Në Prioritetet 1 dhe 2 mbi funksionimin e duhur të Parlamentit në bazë të një dialogu konstruktiv dhe të qëndrueshëm, si dhe mbi miratimin e ligjeve të mbetura pezull që kërkojnë shumicë të cilësuar, nuk ka masa të zbatuara. Nga 5 masat e parashikuara në Planin e Veprimit, 4 janë zbatuar pjesërisht dhe 1 nuk është zbatuar. Partitë politike kanë bërë shumë pak për një dialog të qëndrueshëm. Prandaj, partitë politike dhe administrata e Kuvendit duhet të koordinojnë së bashku përditësimin e Planit të Veprimit për vitin 2012, i cili duhet të jetë rezultat i një rishikimi konsensual të dokumentit nga aktorët politikë, bazuar në të dhënat e shoqërisë civile, duke reflektuar vërejtjet e Raportit të KE-së.
Në Prioritetin 3 nuk ka pasur masa të planifikuara për emërimin e Avokatit të Popullit. Shumica e ka përsëritur ofertën e saj për të votuar çdo kandidat të propozuar nga opozita për Avokatin e Popullit. Marrëveshjet politike dhe nevoja për krijimin e hapësirave për dialog, negocim dhe konsensus nuk duhet të dëmtojnë frymën e Kushtetutës. Ligji për Gjykatën Kushtetuese dhe ai për Gjykatën e Lartë kërkojnë ndryshime konsensuale.
Në Prioritetin 6, mbi reformën në administratën publike, ligji i ri për Shërbimin Civil, i cili do të kërkojë një shumicë të cilësuar në Kuvend, është konsultuar në parim me aktorët kryesorë, por mbetet për tu hartuar. Pozicioni institucional i Departamentit të Administratës Publike (DAP) nuk është adresuar. Roli i ardhshëm i Komisionit të Shërbimit Civil, pas marrjes së disa prej funksioneve të tij nga Gjykata Administrative (projektligji është në pritje në Kuvend), mbetet ende për tu sqaruar, shqetësim i ngritur gjithashtu edhe në raportin e vitit 2010 të fondacionit Shoqëria Hapur për Shqipërinë.
Në Prioritetin 7, mbi reformën në Drejtësi, një hap i rëndësishëm përpara është miratimi i Strategjisë për Reformën në Drejtësi, shoqëruar nga një plan veprimi që do të lehtësojë zbatimin e saj dhe monitorimin e progresit të arritur. Zbatimi i masave të tjera në këtë sektor është modest. Çështja e inspektimit të dyfishtë për gjyqtarët dhe prokurorët nuk është adresuar mjaftueshëm nga Plani i Veprimit për 12 prioritetet.
Në Prioritetin 8, mbi antikorrupsionin, përmirësimet e arritura në proceset e hartimit dhe raportimit janë dëmtuar nga vonesa e procesit të miratimit dhe mungesa e disponueshmërisë publike e Planit të Veprimit Antikorrupsion 2011-2013 (të rishikuar) dhe e raportimit të zbatimit gjatë vitit 2010. Imuniteti i gjyqtarëve mbetet për tu konsultuar gjerësisht dhe në mënyrë intensive, nëse do të respektohen afatet e Strategjisë së sapomiratuar të Reformës në Drejtësi dhe Planit të Veprimit që e shoqëron.
Ndryshimet e ligjit për partitë politike përbëjnë një hap në drejtimin e duhur.
Në Prioritetin 9, mbi luftën kundër krimit të organizuar, ka pasur arritje në lidhje me një numër ndryshimesh ligjore në luftën kundër pastrimit të parave, financimit të terrorizmit dhe trafikimit të qenieve njerëzore. Pothuajse të gjitha aktivitetet që lidhen me ngritjen e kapaciteteve të burimeve njerëzore janë zbatuar në sajë të miratimit të një Plani Veprimi të veçantë trajnimesh nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, që tregon progres në vlerësimin efektiv të kërcënimeve dhe hetimet proaktive.
Në Prioritetin 10, mbi të drejtat e pronës, zbatimi i veprimeve që kanë një efekt të prekshëm në palët e interesuara (qytetarë dhe pronarë), ende nuk ka nisur. Përgatitja e strategjisë ndërsektoriale për të drejtat e pronës, e cila duhet të përfundojë deri në fund të vitit, po ecën ngadalë.
Në Prioritetin 11, mbi të drejtat e njeriut dhe antidiskriminimin, miratimi i Strategjisë Kombëtare për Barazinë Gjinore dhe Dhunën në Familje, e cila u konsultua gjerësisht, është një arritje e rëndësishme. Megjithatë, pjesëmarrja e grave në jetën politike dhe publike mbetet shqetësim.
Në prioritetin 12, mbi të drejtat e të ndaluarve, progres i rëndësishëm është bërë në re