Familja Konomi: Mbrojtje për ne dhe për pronat

Gjyqtari i vrarë, Skerdilajd Konomi
VLORË- Familja e gjyqtarit Skerdilajd Konomi, vrarë rreth tre javë më parë në qendër të Vlorës, kur makina me të cilën udhëtonte shpërtheu nga një bombe me telekomandë, i është drejtuar me një letër të hapur kreut të shtetit dhe atyre të drejtësisë në vend.
Në letrën, drejtuar presidentit Bamir Topi, ministrit të Drejtësisë, Eduard Halimi dhe nënkryetarit të KLD-së, Kreshnik Spahiu familja kërkon zbardhjen e ngjarjes, gjetjen e autorëve dhe mbrojtje për të dhe pronat e familjes.
Sipas letrës, familja Konomi ndihet seriozisht e rrezikut dhe kërkon mbrojtje për jetën, duke apeluar njëherësh edhe për mbrojtjen e të drejtës së pronës së tyre njohur me ligj.
Familja, njofton zhvillimin e nje procesi gjyqesor diten e hene, duke theksuar se pret nje proces te rregullt e ne perputhje me ligjin.