E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, një 78- vjeçare mbytet në det

Burime nga Durrësi bëjnë të ditur se në spitalin e qytetit,  rreth orës 12.30,  është sjellë e vdekur shtetasja Rada Traceski, 78 vjeçe, banuese në Durrës, e cila është gjetur në breg të detit në lagjen Nr. 13 në zonën e plazhit.

Nga deklarimet e marra ne vendngjarje rezultoi se 78- vjeçarja po qëndronte në breg të detit dhe papritur ka rënë në ujë. Menjëherë i kanë ardhur në ndihmë qytetarët që ndodheshin në vendngjarje po e moshuara është nxjerr nga uji pa asnjë shenjë jete.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se kjo shtetase vuante nga sëmundje të zemrës. Po ashtu nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e viktimës. Vazhdon puna për saktësimin e shkakut të vdekjes. Materialet iu kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Durrës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›