E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studimi, 52% e turisteve per biznes

Zhvillimi i turizmit ne vendin tone eshte ende ne stafin fillestar dhe per me teper 50 per qind e vizitoreve kane qellime pune apo biznesi. Vetem 14 per qind e tyre e vizitojne vendin tone per qejf. Keto rezultate, ne lidhje me zhvillimin e sektorit te turizmit ne Shqiperi, i kane dhene nje studim i fundit i PNUD, i cili ka ne baze nja anketim te shtrire ne harkun kohor te nje viti me vizitoret qe largohen nga Shqiperia, tha Dasara Dizdari, koordinatore projekti e PNUD. Proporcioni i udhetareve jo-shqiptare, qe vijne ne Shqiperi per pune, eshte relativisht i larte, tregon studimi. Rreth 52% e njerezve te intervistuar kane pohuar se vijne ne Shqiperi per pune, 29% prej tyre vizitonin te aferm ose miq dhe 14% e vizitonin Shqiperine per qejf. Por, gjithashtu, te vish ne Shqiperi shpenzohen edhe para. Nga anketimi rezulton se mesatarja qe nje turist shpenzon per te udhetuar drejt vendit tone eshte 1118 euro, nderkohe qe shifra totale qe shpenzojne turistet ne harkun e nje viti eshte 1.1 miliarde euro. Italianet qe jane edhe vizitoret te shpeshte te Shqiperise, shpenzojne mesatarisht 660 euro per udhetim. Ndersa vizitoret qe vijne jashte vendeve te BE, ka rezultuar prej anketimit se shpenzojne me shume, rreth 1400 euro per udhetim, ose 300 euro ne dite. Por shumicen e shpenzimeve te kesaj kategorie e zene kostot e larta te udhetimit te per ne Shqiperi. Udhetaret tipikisht qendrojne afer Tiranes, deshmon studimi. "Ndersa industria zhvillohet, nga nje vemendjeje me e madhe per levizjen e vizitoreve ne vendqendrime me pak qendrore do te zgjase kohen e qendrimit te tyre, do te rrise shpenzimet si dhe do te zgjeroje shperndarjen e te ardhurave nga turizmi neper vend", thote konsulenti i UNDP-se dhe autori i studimit, Andre Seidl. Vizitoret shpenzojne mesatarisht 200 euro ne dite per udhetimin e tyre ne Shqiperi; ata marrin pjese ne veprimtari qe zhvillohen ne mjedise te hapura, si dhe e vleresojne trashegimine kulturore dhe natyrore te vendit, thuhet ne raport. Te intervistuarit jane pyetur edhe lidhur me gatishmerine e tyre per te paguar shuma shtese qe do te shkonin per buxhetin e qeverise shqiptare, ne menyre qe ajo te investoje ne natyre dhe kulture. Mesatarisht, ata thane se, jane gati te paguajne rreth 95 euro shtese per nje investim te tille - nje shifer kjo qe do te perkthehej ne nje vlere te perllogaritur afro 300 milione euro ne vit per investime ne trashegimine natyrore dhe kulturore te vendit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›