Shtrengohen kredite per shtepi
TIRAN- Blerja e nje shtepie duke marre kredi ne banke pritet te jete edhe me e veshtire te pakten deri ne fund te tremujorit te pare te ketij viti. Edhe pse ka nje rritje te kerkeses per kreditim si nga bizneset ashtu edhe individet ekspertet e bankave qe operojne ne vend parashikojne shtrengim te metejshem te kushteve te kreditimit per keta te fundit.
Me te veshtira per tu marre pritet te jene kredite qe kane qellim blerjen e baneses por edhe kredite konsumatore. Nga ana tjeter pikerisht keto te fundit cilesohen edhe si indikatoret kryesore te rritjes se kerkeses per kredi.
Parashikimet u bene te ditura nga Banka e Shqiperise ne vrojtimin per aktivitetin kreditues per tremujorin e katert te 2010-s. Tre jane arsyet kryesore qe i kane detyruar bankat te marrin masa shtese per kredite konsumatore apo per ato per blerje banese se pari ecuria e kredive me probleme te cilat te mesohet se kane kaluar mbi 13 per qind se dyti problemet specifike te sektorit e se treti situata makroekonomike e vendit.
Sipas vleresimeve te eksperteve te bankave standardet e kredise per individet gjate tremujorit te pare te vitit 2011 pritet te jene me te shtrenguara krahasuar me nivelin aktual te tyre. Shtrengimi i standardeve do te jete me i ndjeshem ne kredite e dhena me qellim blerjen e baneses sesa per ato per konsum. Ne te kundert pritjet per kerkesen per kredi ne tremujorin e pare te vitit 2011 jane me optimiste - citohet ne dokumentin e Bankes se Shqiperise.
Biznesi
Perkunder shtrengimit te standardeve te kreditimit per individet bankat presin lehtesim te tyre per bizneset e cila e kombinuar edhe me shtimin e kerkeses se tyre per financime do te permiresonte ndjeshem treguesit e kreditimit te vendit. Sipas bankave lehtesimi i kushteve kredituese pritet te ndjehet me shume per ndermarrjet e vogla dhe te mesme se sa per korporatat e medha. Pavaresisht ketyre parashikimeve pritet qe te jene ndermarrjet e medha ato qe do te kene me shume kerkesa per kreditim e jo ndermarrjet e vogla dhe te mesme.
Ekspertet e Bankes se Shqiperise jane konsultuar me ekspertet e dhjete bankave te nivelit te dyte ne vend dhe i kane pyetur per ecurine e standardeve te miratimit te kredise. Vetem njera nga bankat eshte shprehur se ka pasur disi shtrengim te kredive per individe shtate prej tyre nuk kane ndryshuar procedurat ndersa dy banka jane shprehur se i kane lehtesuar disi kushtet. Asnje nga ato nuk eshte shprehur per lehtesim te kushteve.
Monedha
Nje tregues i rendesishem ne lidhje me kreditimin eshte dhe monedha me te cilen jepet borxhi. Deri me tani kredite ne valute dhe kryesisht ne euro kane perbere pjesen me te madhe te portofolit por ky tregues pritet te ndryshoje disi gjate tremujorit te pare te ketij viti. Bankat presin rritje me te shpejte te kredive ne leke krahasuar me ato ne valute. Pritshmeria e eksperteve te bankave pritet te realizohet nisur edhe nga ulja e normave te interesit per kredite ne monedhen vendase. Shtimi i kredive ne leke eshte nje mase lehtesuese per qytetaret qe kane ndermend te kerkojne financim nga bankat duke pare edhe zhvillimet e fundit ne kursin e kembimit ku euro ka kaluar mbi 140 leke.