E Diel, 1 Nëntor 2026

Studimi: Shqipëria, e fundit në rajon si destinacion i investimeve të huaja

Investitoret e huajDhoma Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në një studim të fundit të saj e ka renditur Shqipërinë si vendin e fundit në rajon sa i përket investimeve të huaja. Shkak për këtë nuk janë mungesa e potencialeve apo resurseve që ofron vendi ynë, por korrupsioni dhe kriminaliteti me të cilin funksion këtu administrata.
Anketimi
Konkretisht investitorët gjermanë janë shprehur të pakënaqur me klimën e biznesit në Shqipëri. Rezultatet e anketimit vjetor të Shoqatës Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë në vendin tonë treguan se në përgjithësi kompanitë vuajnë nga trajtimi i pabarabartë nga administrata, korrupsioni i lartë dhe mungesa e sigurisë,  çfarë do të bënte që ato ta zgjidhnin Shqipërinë si vendin e fundit në rajon për të investuar.
Klima e biznesit
Ndërmarrjet gjermane në Shqipëri perceptojnë se ka një përkeqësim të klimës së biznesit në vendin tuaj. Dhe kjo ka ardhur më tepër si pasoj e imazhit të keq të krijuar për Shqipërinë. 64% e ndërmarrjeve të anketuara mendojnë se situata ekonomike po përkeqësohet gjithmonë e më shumë. Natyrisht për këtë kanë ndikuar edhe efektet e krizës të cilat e prekën më vonë Shqipërinë e megjithatë pavarësisht këtyre ekziston edhe optimizmi se në të ardhmen  do ketë një përmirësim të gjendjes ekonomike. Cilat janë detyrat më urgjente. Ato janë zbatimi i ligjeve, zhvillimi i infrastrukturës, furnizimi me energji elektrike, përmirësimi i sektorit të ujësjellës-kanalizimeve, largimi dhe trajtimi i mbetjeve si dhe investimet në arsimin profesional. Përmirësimi në sektorin e arsimit profesional mundëson vende pune për persona që kanë kualifikim të ulët, të cilët janë urgjentisht të nevojshëm për industrinë prodhuese, ka thënë presidentja e Dhomës Gjermane të Tregtisë, Andrea Gebbeken, e cila ka shtuar më tej se shkak për renditjen e Shqipërisë në vendin e fundit, është korrupsioni dhe kriminaliteti.
Korrupsioni
Në vlerësimin e kushteve të vendit si destinacion investimesh, kompanitë e pyetura vazhdojnë të shohin nevojën për përmirësim të dukshëm. Rezultatin më të keq e merr faktori Korrupsioni dhe kriminaliteti; 55% e të anketuarve u shprehën se janë shumë të pakënaqur me Luftën ndaj korrupsionit dhe kriminalitetit; 52% e kompanive të pyetura janë të pakënaqura me Administratën Publike dhe kërkojnë që procedurat në administratën publike të jenë më transparente, ndërsa 48 % janë të pakënaqur me Para shikueshmërinë e politikave ekonomike, tha më tej Gebbeken.
Përmirësimi
Por pavarësisht raportit në fjalë ekzistojnë edhe pak nota optimizmi, se në të ardhmen  do ketë një përmirësim të gjendjes ekonomike. Për sa i përket parashikimeve afatmesme mbi ekonominë shqiptare, në ndryshim nga viti i fundit, kompanitë janë më optimiste. 15 % e të anketuarve parashikojnë përmirësim të gjendjes ekonomike gjatë vitit 2013. 33 % mendojnë se situata nuk do të ndryshojë, ndërkohë që 52 % mendojnë se situata do të përkeqësohet. Vitin e shkuar asnjë kompani nuk ka parashikuar përmirësim të situatës ekonomike, thuhet në raport.
Taksat
Ndërkohë 1600 kompanitë e përfshira në anketim kanë  vlerësuar si më pozitive filozofinë e taksës së sheshtë kundrejt asaj progresive, por kanë deklaruar se niveli 10 % i taksës se sheshtë nuk zbatohet realisht, pasi në fund të ditës, investitori paguan më shumë. Pavarësisht këtyre problemeve, ambasadorja gjermane ka bërë thirrje që Shqipëria të shfrytëzoje momentin e zgjedhjeve për të përmirësuar imazhin e saj në botë.

1600
Kompani nga 16 vende u përfshinë në anketimin e Dhomës Gjermane të Tregtisë sa i përket destinacionit të investimeve të huaja. Shqipëria sipas rezultateve të raportit në fjalë u rendit e fundit.

64%
E ndërmarrjeve të anketuara mendojnë se situata ekonomike po përkeqësohet gjithmonë e më shumë, dhe se për këtë kanë ndikuar edhe efektet e krizës të cilat e prekën më vonë Shqipërinë.

55%
E të anketuarve u shprehën se janë shumë të pakënaqur me Luftën ndaj korrupsionit dhe kriminalitetit; 52% e kompanive të pyetura janë të pakënaqura me Administratën Publike

15 %
E të anketuarve parashikojnë përmirësim të gjendjes ekonomike gjatë vitit 2013. 33 % mendojnë se situata nuk do të ndryshojë, ndërkohë që 52 % mendojnë se situata do të përkeqësohet.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›