Studimi, gratë më të stresuara në punë se meshkujt
SHBA- Stresi në punë përcaktohet si një gjendje psikologjike ku një person mund mendon se kërkesat që vijnë nga puna janë përtej aftësisë së tij për t'u përgjigjur.
Nga një dukuri e tillë mendohet se vuajnë më shumë gratë se sa burrat në një raport 1 me 7. Të dhënat për një përfundim të tillë janë nxjerrë nga Instituti Shëndetësor Kombëtar i Grave në SHBA.
Mendohet se çrregullimet mendore të cilat janë të pranishme në 90% të grave, lidhen me këto arsye: ankthin 45%, sindromin premenstrual 43%, dysthymia, e cila manifestohet nga paqëndrueshmëria e humorit 41%, pagjumësia 39%. Për 20% të femrave qëndron rreziku për lindjen e një sindrome depresive në punë.
Arsyet për këtë ndryshim midis sekseve mund të gjenden në faktin se gruaja e angazhuar në një profesion mendon njëherësh për shumë gjëra që e rrethojnë jetën në jetën e saj..
Së pari duhet të bëjë që të përputhen këkesat e saj në punë me gjendjen e saj familjare.
Së dyti është problemi i konkurrencës me seksin e fortë, mbi të gjitha në fushat e menaxhimit. Femra duhet të provojë se ato janë të barabarta me meshkujt.
Me pak fjalë, aktiviteti i punës së një femre, veçanërisht në qoftë se një karrierë është shumë më e vështirë se ajo e një mashkulli.
Më të rrezikuara janë femrat mes 30 dhe 40 vjeç, kur amësia është më e zakonshme, dhe ky është një moment tjetër i cili mund të shkatojë çrregullime psikologjike.
(e.m/BalkanWeb)