E Diel, 1 Nëntor 2026

Tranporti urban, Bashkia: Gjoba për shkeljet

TIRANË- Bashkia e Tiranës kërkon nga operatorët e transportit urban përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarit sipas kushteve të kërkuara. Kërkesa është bërë nga Geron Ibrahimi, drejtori i Agjensisë për mbrojtjen e konsumatorit në Bashkinë e Tiranës.

Sipas Ibrahimit për një muaj janë konstatuar 109 shkelje, të cilat janë ndëshkuar me gjobë.

“Bashkia e Tiranës së fundi ka kryer një kontroll për sa i përket shërbimit në transportin publik. Në fund të këtij kontrolli neve fatkeqësisht kemi ndërmarrë edhe masa penalizuese në 109 raste. Meqënëse Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit në fokus të saj do të ketë jo vetëm mbrojtjen e konsumatorit, por edhe informimin, edukimin dhe këshillimin e biznesit ne raport me qytetarin e Tiranës si konsumator. Ftojmë të gjithë operatorët e 10 linjave në qytet, por edhe linjave jashtë qytetit të marrin masa të menjëhershme përsa i përket rritjes së standartin në shërbimin e transportit publik”,- theksoi Ibrahimi.

Ibrahimi bëri thirrje për zbatim korrekt të marrëveshjeve, ndryshe njoftoi ndëshkimet do të jenë deri në heqjen e licencave ndaj operatorëve përkatës.

“Përsa i përket nisjes së filimit të punës në orën 5:00, mbarimit në orën 24:00, vshjeve, paraqitjeve, pastërtisë, frekuencave që janë shumë të rëndësishme, që duhet të jenë sipas rregullave dhe kritereve të vetë miratuara nga kryetari i Bashkisë dhe nga vetë ata. Sepse në rastet ku ne do të hasim problematika të përsëritura, do ti propozojmë kryetarit të Bashksië edhe revokimin e licencës”,- nënvizoi Ibrahimi.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›