E Diel, 1 Nëntor 2026

Studimi i ACIT: Kriza globale, ndikoi mjaft te sektori fason në Shqipëri

Tiranë, 18 qershor, NOA - Qendra Shqiptare për Konkurueshmërinë dhe Tregtinë Ndërkombëtare (ACIT) bëri sot publike gjetjet e një studimi të mbështetur nga Fondacioni Soros mbi impaktin social të krizës në Shqipëri.

Në takim merrnin pjesë përfaqësues të bizneseve fason, të shoqërisë civile, akademikë dhe media, duke u përshëndetur edhe nga zv/ministri i Jashtëm, Selim Belortaja.

ACIT e fokusoi këtë studim tek sektori i fasonistëve, i cili jo vetëm është thelbësor për ekonominë dhe eksportet shqiptare, por gjithashtu punëson një pjesë të konsiderueshme të popullatës, ku përllogariten mbi 80.000 punëtorë.

Qëllimi i studimit ishte të eksploronte situatën ekonomike në Shqipëri pas krizës globale, duke qartësuar mekanizmat e transmetimit të efekteve negative dhe duke identifikuar pasojat e krizës në biznesin fason dhe dimensionin social të tij.

E gjithë kjo sipërmarrje ka si synim të informojë dhe ndërgjegjësojë aktorët e ndryshëm ndaj pasojave të krizës.

Gjithashtu, me anë të disa rekomandimeve dhe propozimeve, studimi kërkon të tërheqë vëmendjen mbi formulimin e disa zgjidhjeve dhe politikave qe do të zbutnin impaktin e krizës duke ndihmuar dhe mbështetur këtë sektorë e këto shtresa.

Pas një pune kërkimore në shifrat dhe politikat zyrtare, pjesë thelbësore e studimit ishin dy pyetësorë: një për fasonistët dhe tjetri për të punësuarit e këtyre bizneseve.

Këto kategori u përfaqësuan nga 77 biznese dhe 225 punonjës të shpërndarë në tre qytete të ndryshme: Tiranë, Korçë, Shkodër.

Pyetësori për kompanitë u përqendrua kryesisht tek performanca e tyre ekonomike në kohën e krizës, në terma shitje, financash, punësimi, etj.

Rreth 57% e kompanive deklaroi që kishte patur rënie të shitjeve gjatë vitit 2009. Përafërsisht e njëjta shifër reflektohej edhe në tremujorin e parë të 2010 (58%).

Përsa i përket rezultatit financiar, rreth 55% e kompanive të pyetura deklaron që norma e fitimit është ulur ndjeshëm gjatë vitit 2009. Të pyetur mbi shkaqet e këtyre rezultateve, përfaqësuesit e kompanive shprehen se faktorë kryesorë janë rënia e kërkesës në tregjet e eksportit, rritja e kostove të prodhimit dhe mosrespektimi i kontratave nga ana e partnerëve të huaj.

Edhe pse në përgjithësi kompanitë kishin pritshmëri pozitive dhe optimiste për vazhdimin e vitit 2010, ndërkohë kanë marra disa masa në reagim të kësaj krize, si: kërkimi për tregje të reja, përmirësim i cilësisë dhe imazhit të produktit, pakësim i forcës punëtore dhe kredi shtesë ose ristrukturim i kredive ekzistuese. Ajo cka shumica e kompanive kërkonte nga institucionet shtetërore ishte mbështetja në tregjet ndërkombëtare me anë të marketingut, mbështetja për kreditim dhe lehtësirat fiskale.

Përgjigjet e marra nga pyetësori i punëtorëve reflektuan gjithashtu prezencën e krizës. Kështu, 24% e të anketuarve deklaroi se kishte patur rënie të të ardhurave personale gjatë vitit 2009.

Ndërsa për tremujorin e parë të 2010 kjo shifër shkonte në 46%. Rënia mesatare e të ardhurave ishte rreth 18%. 71% mendojnë se kanë patur një ulje të standardit të jetesës dhe 41% prej tyre deklarojnë se kanë patur vështirësi në pagesat e shërbimeve (drita, ujë, etj.).

Sipas tyre, shkak për këtë është në radhë të parë rritja e cmimeve të produkteve ushqimore (82%). Shkaqe të tjera janë rritja e energjisë elektrike, e ujit dhe e kostove të shërbimeve shëndetësore.
n.e/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›