Aksidentet, kompanitë e sigurimeve nuk dëmshpërblejnë 10 miliardë lekë dëme
Kompanitë e sigurimeve shoqërore nuk dëmshpërblejnë klientët e tyre për dëmet e shkaktuara në aksidente. Vlera e dëmit të pashlyer arrin në 10 miliardë lekë në shkallë vendi. Ndërkohë që pjesën më të madhe të
mosshlyerjes së dëmeve e mban Tirana me 1,065, 485, 000 lekë, më pas vjen Durrësi dhe Shkodra. Shifrat janë bërë publike në një raport të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, i cili ka publikuar në mënyrë të detajuar dëmet e pashlyera nga kompanitë e sigurimeve për të gjithë shërbimet që këta të fundit ofrojnë për klientët e tyre. Pjesën më të madhe të dëmeve të pashlyera e përbëjnë aksidente dhe sëmundje, TPL e brendshme, kartoni jeshil, zjarri dhe dëmtime të tjera në pronë. Në raport janë përcaktuar edhe përqindjet e mosshlyerjes së detyrimeve për çdo kompani sigurimesh në treg.
Raporti
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare publikon raportin për gjeografinë e sigurimeve për vitin 2009. Dëmet e papaguara në total arrijnë shifrën 7, 806, 200, 000 për të gjithë kontratat me objekt jo jetën. Sipas AMF studimi është bërë në shkallë qarku, dhe pjesa më e madhe e dëmeve të pashlyera është në Tiranë. Nëgrafiqet e AMF dëmi i pashlyer për TPL përbën dhe përqindjen më të madhe totalit të dëmeve të pashlyera. Sigurimi i produktit TPL i brendshëm është detyrim ligjor për të gjithë përdoruesit e mjeteve që përdorin rrugët e vendit tonë, por shkelet më të madha hasen nga kompanitë që nuk shlyejnë detyrimet pas sigurimit. Nga ana tjetër çmimi për këtë produkt është fiks për të gjithë kompanitë e sigurimit që operojnë në vend dhe tregu është i përqendruar pa lënë mundësi që vlera të përcaktohet nga kushtet e tregut.
Hetimet
Autoriteti i Konkurrencës gjatë vitit 2009 ka përfunduar monitorimet dhe hetimet e mbartura nga viti 2008 : në tregun e tranzitimit dhe interkoneksionit në komunikimet elektronike ; tregun e importit dhe të shitjes me shumicë të karburanteve; tregun e importit të grurit dhe të prodhimit të miellit për bukë; tregun e sigurimit të detyrueshëm TPL e brendshme. Gjithashtu janë realizuar monitorime dhe hetime ne tregje të tjera : tregu farmaceutik; tregu i profesioneve të lira; tregu i menaxhimit të së drejtës së autorit; tregu i depozitave dhe i kredive; tregu i prodhimit në vend të hidrokarbureve; tregu i prokurimeve të makinave të reja. Në këtë eksperiencë të akumuluar gjatë vitit që shkoi është për tu shënuar rritja e profesionalismit në realizimin e investigimeve dhe te inspektimeve duke synuar uljen e kohës së realizimit të një hetimi. Kjo taktikë ka çuar në rritjen e numrit të ankesave nga operatorët e tregut dhe konsumatorët në tregjet e komunikimit elektronik (2 raste), tregu farmaceutik, tregu i energjisë, tregu i profesioneve të lira si dhe tregu i sigurimeve.
Ligji
Në mbështetje dhe për zbatim të nenit 14, pikës 3, të Ligjit nr. 9572, datë 3.07.2006, "Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare", nenit 89, të Ligjit nr. 9267, datë 29.07.2004, "Për veprimtarinë e sigurimit, të risigurimit dhe ndërmjetësimit në sigurime dhe risigurime", pikës 14 të VKM nr. 164, datë 28.01.2008, "Për kriteret dhe procedurat e licencimit të vlerësuesve të dëmeve në sigurime", si dhe neneve 4, 6 dhe 7 të Rregullores nr. 18, datë 27.03.2008 "Për Organizimin e Testimit Për Vlerësuesit e Dëmeve në Sigurime", Komisioni i Organizimit të Testimit për Vlerësuesit e Dëmeve në Sigurime, i krijuar në bazë të Urdhërit nr. 450, datë 26.05.2010.
Dëmet e papaguara
Berat 34, 969, 000 lekë
Dibër 21,596, 000 lekë
Durrës 108, 384, 000 lekë
Elbasan 75, 488, 000 lekë
Fier 60, 325, 000 lekë
Gjirokastër 61, 337, 000 lekë
Korçë 55, 078, 000 lekë
Kukës 2, 942, 000 lekë
Lezhë 31, 998, 000 lekë
Shkodër 76, 540, 000 lekë
Tiranë 1,065, 485, 000 lekë
Vlorë 54, 958, 000 lekë
Ornela Manjani