E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, 2 shqiptarëtarratisen nga burgu

KORIDHALO-Dy shqiptarë janë arratisur nga burgu i Koridhalos në Greqi. 2 të arratisurit, emri i të cilëve nuk bëhet i ditur, sipas policisë ishin shtirur gjatë gjithë kohës si të sëmurë me probleme mendore dhe ishin shtruar në spitalin psikiatrik të burgut, ku prej andej edhe u arratisën. Policia thotë se ngjarja ka ndodhur në të gdhirë në momentin që ndërroheshin rojet e burgut.
2 shqiptarët, 34 dhe 28 vjec, që janë në proces gjyqësor të akuzuar për trafik droge, prenë me limë hekurat e qelisë dhe dolën jashtë saj duke përdorur carcafët e tyre.
Të arratisurit janë larguar me shpejtësi nga zona e burgut në drejtim të panjohur për policinë, e cila nisi menjëherë kërkimet për 2 shqiptarët. Ministria e Drejtësisë ka dhënë urdhër për pezullimin nga puna të komandantit të rojeve dhe dy rojeve të burgut ndërkohë që nisën hetimet paraprake nga prokuroria dhe si fillim mbi mënyrën sesi të arratisurit kapërcyen gardhin rrethues pa u diktuar nga rojet.
Burgu i Koridhalosë ndodhet në Athinë dhe u bë i njohur në Shqipëri pas lajmit për arratisjen e përsëritur prej tij, të shqiptarit Alket Rizai. 

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›