iPhone 4, celulari i vitit
iPhone 4 i prodhuesit Apple është emëruar si celulari më i mirë në Global Mobile Awards 2011 në Kongresin e mbajtur në Barcelonë.
Celulari ishte lavdëruar nga gjyqtarët dhe, sipas anëtarëve të brendshëm në ndërmarrjen Apple, gjyqtarët thanë që ata po e përzgjedhin iPhone 4 sepse ai ka një “ekran të shkëlqyer, dizajn të mprehtë, material fantastik dhe ekosistem fenomenal për zhvilluesit e aplikacioneve. Në një garë të ngushtë, iPhone 4 ndërton në suksesin e paraardhësve për të vendosur periudhën për smartphone.”
Në garë me iPhone 4 gjatë këtij viti ishin HTC Desire, LG Optimus 7, BlackBerry, Torch 9800 dhe Samsung Galaxy S. E drejtë apo jo, sepse iPhone është një mostër e vitit të kaluar.
Edhe pse një celular HTC ishte kandiduar për pajisjen më të mirë për celularë, ai nuk fitoi, HTC fitoi çmimin për Pajisjen e Prodhuar të Vitit. Gjyqtarët lavdëruan ndërmarrjen tajvaneze, duke thënë që ajo ka “të ndërtuar praninë e vet në treg nga askund, me lloje të freskëta dhe reklamim dhe një këllëf të fuqishëm të pajisjeve përgjatë shumë platformave. Imtësisht është provuar një prodhues i njohur dhe i qëndrueshëm i telefonave. Me komunikim të shkëlqyer dhe një shërbim të mirë për përdoruesit, ky është një çmim më se i merituar.”
Kishte shumë çmime të ndara në këtë ngjarje. Klikoni këtu për të parë listën e plotë të fituesve.
Pasi e keni shikuar listën, mundohuni që të shkruani në komente mendimin tuaj, nëse kanë fituar aplikacionet dhe pajisjet më të mira apo jo./pcworldalbanian/