Putin në SerbiJeremic tur në Azikundër Kosovës
BEOGRAD- Kryeministri rus Vladimir Putin do të vizitojë Beogradin më 23 mars. Lajmi është konfirmuar nga vetë ministri i Jashtëm Vuk Jeremic. Ai pritet të vizitojë Serbinë në kuadër të një vizite pune- ka shpjeguar Jeremic- duke shtuar gjithashtu se në fund të qershorit do të jetë vetë presidenti serb Boris Tadic i cili do të shkëmbejë vizitën duke udhëtuar drejt Moskës për një vizitë zyrtare. Gjatë kësaj vizite pritet të nënshkruhet dhe një marrëveshje e bashkëpunimit strategjik mes dy vendeve.
Në axhendën e Putinit do të përfshihen cështjet ekonomike, mbi të gjitha ato energjetike dhe infrastrukturore- ka thënë ministri i jashtëm, i cituar nga mediat serbe.
Ndërkohë në qershor Beogradin do ta vizitojë edhe ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, i cili do të përgatisë terrenin për vizitën e Tadic në Moskë.
JEREMIC TUR NE AZI KUNDER KOSOVES
Ministri i Jashtëm serb ka informuar për një tjetër “betejë diplomatike” në lidhje me mos njohjen e pavarësisë së Kosovës nga shtetet që ende nuk e kanë bërë.
Jeremic ka paralajmëruar se javën tjetër do të udhëtojë në Singapor, Vjetnam, Brunei dhe Indonezi, ku tema kryesore e bashkëbisedimit do të jetë Kosova për shkak “të një vale të re presioni” që pritet në të gjithë vendet e botës me qëllim njohjen e pavarësisë së Kosovës.
“Qëllimi ynë është të influencojmë që kjo të mos ndodhë” tha ai, duke shtuar se temë e bisedimeve në vendet aziatike do të jetë edhe mundësitë e investimeve
Ministri i Jashtëm do të udhëtojë gjithashtu dhe drejt Genevës për të qenë i pranishëm në sesionin e OKB-së për të drejtat e njeriut, ku ai do të prezantojë qëndrimin e Serbisë në lidhje me raportin e trafikut të organeve të Dick Martit.
Në lidhje me këtë cështje Jeremic tha se Serbia insiston në hetimet e kryera nga një mision i mandatuar nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së.
(s.g/B92/BalkanWeb)