Studimi, shkakui depresionit fshihetnë AND-në tonë
SHBA- Depresioni ka prekur miliona persona në të gjithë botën dhe sipas Organizatës Botërore të Shëndetit ka gjasa që në 2020-tën të jetë patologjia më e përhapur në botë, pas sëmundjeve kardiovaskulare. Një zbulim i ri tregon tashmë se në realitet depresioni lidhet me AND-në e gjithsecilit prej nesh. Bëhet fjalë për egzistencën e një gjeni të quajtur 5-HTT LPR i quajtur ndryshe edhe si “molekula e humorit”. Sipas studimit të publikuar në faqen on line të gazetës La Repubblika, sa më i shkurtër të jetë ky gjen aq më të prirur janë njerëzit të preken nga stresi e depresioni, të preken nga emocionet negative.
Shkencëtarët e Universitetit të Michiganit duke analizuan 54 kërkime, të gjitha të realizuara nga 2001 në 2009, ku morën pjesë rreth 41 mijë pacientë. Sipas rezultateve shihet një lidhje e qartë mes gjenit 5-HTT LPR, stresit dhe depresionit.
Sipas këtij studimi, ky lloj gjeni rrit shkallën e emocioneve negative sidomos kur përballesh me situata stresante. Srijan Sen, njëri prej shkencëtarëve shton se “mund të deklarojmë se zinxhiri gjenetik i një personi bën diferencën e mënyrës se si ai ose ajo, i përgjigjen stresit".
(m.a/BalkanWeb)