E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndahet nga jeta veterani i fundit i LIB

Në Shtetet e Bashkuara është ndarë nga jeta veteranii fundit i Luftës së Parë Botërore. Frank Buckles, që besohet të jetë veterani i fundit amerikan i Luftës së Parë Botërore, u varros me nderime ushtarake në varrezat e Arlingtonit. Bucklet vdiq më 27 shkurt në fermën e tij në Uest Virginia. Ai ishte 110 vjec. Buckles, i cili festoi ditëlindjen e tij më 1 shkurt, vite më parë pati gënjyer për moshën e tij për t'u bashkuar me ushtrinë kur ishte vetëm 16 vjec.

I lindur në Missouri ai ishte në mesin e rreth 5 milionë amerikanëve që kanë luftuar në Evropë në 1917 dhe 1918, gjatë Luftës së Parë Botërore. Buckles ishte shofer ambulance dhe motoçikletash gjatë luftës. Në 1941, gjatë Luftës së Dytë Botërore, u mbajt peng nga japonezët për 38 muaj. The Uashington Post shkruan se me vdekjen e Buckles, vetëm një burrë 109-vjeçar australian dhe një grua 110-vjeçare britanike besohet se janë të mbijetuarit e vetëm nga 65 milionë njerëz që kanë shërbyer me uniformë gjatë luftës së parë ndërmjet viteve 1914-1918.

Delina Bitraku

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›