E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Studio e Hapur" debat për drejtësinë

Maxhoranca shpreh hapur pakenaqesine ndaj emerimeve te kreut te shtetit per anetare te Gjykates se Larte dhe asaj Kushtetuese. Ne Studio e Hapur, u debatua mes pozites dhe opozites, situata ne gjyqesor, dekretet e presidentit ne dy gjykata te vendit dhe rezimit i tre prej tyre nga shumica. Deputeti demokrat Fatbardh Kadilli thote se eshte e pakuptueshme pse Presidenti sjell emra gjyqtaresh qe kane marre vendime politike ne regjimin e kaluar dhe te perfshire ne politike pas '90-es.

"Jam i shqetesuar jo vetem per faktin qe presidenti, edhe pse e di, vazhdon te sjelle keto kandidatura, eshte vleresimi i tij, por jam i shqetesuar dhe nga vete individet, te cilet edhe pse e dine kete gje, sfidojne ne nje fare menyre nje vullet politik dhe nje moral politik", u shpreh Fatbardh Kadilli, deputet i PD.

"Kjo qe ka ndodhur me dekretet e presidentit te Republikes eshte transferimi i krizes se kesaj maxhorance drejt institucioneve te pavarura Kushtetuese, dhe ne vecanti ndaj gjyqesorit. Ka disa arsye te cilat e legjitimojne kete arsyetim qe ne kemi bere deri tani. E para e punes sepse kjo maxhorance ka hesape te palara me gjyqesorin", tha Saimir Tahiri, deputet i PS.

Ndersa eshte folur per pergjegjesin e politikes per korrupsionin ne drejtesi, shkatoi debat citimi i nje raporti konfidencial i eksperteve te Bashkimit Evropian qe fliste per kete situate.

"Po shkepus nje fraze, korrupsioni ndodh ne mase ne fazen e emerimit te gjyqtareve, dhe pastaj magjistratet korruptohen vete ata, ne formen e kthimit te investimit", tha Saimir Tahiri, deputet PS.

"Kete raport konfidencial qe nxorret ketu, dhe eshte shume mire ke nje shenim shume te sakte, emerimi behet me korrupsion. Kush i ben emerimin? Politika? Nese ne 15 vota 12 i perkasin vete gjyqesorit, eshte politika pergjegjese apo vete gjyqesori qe nuk arrin te shendoshet", u pergjigj Fatbardh Kadilli, deputet i PD.

"Nuk do ti vija faj vetem politikes, por pa dyshim dhe integriteti te gjyqtareve", u shpreh Fabian Zhilla, pedagog UET.

"Duke qene se ekziston kultura e korrupsionit, ekziston dhe presioni nga poshte per korrupsion. Mund te kete shume raste qe njerezit paguajne nje rryshfet dhe kur nuk i kerkohet", tha opinionisti Eduard Zaloshnja.

Debati per gjyqësorin, dhe mospërfshirja ne kete sistem i emrave qe kane marre vendime politike ne te kaluaren, risolli ne vëmendje ligjin e lustracionit.

"Une do e kerkoj te e majta qe eshte trashegimtare e vetvetes. Sali Berisha e ka korrigjuar historine vet duke u bere rrezues i komunizmit qe ti mbron edhe sot dhe nuk ke minimumin e qetesise qe te kerkosh falje, se ti ke lindur rrezik pas asaj kohe, dhe kishe lehtesine te kerkoje falje ne emer te se majtes. Nuk e beni dot se ti ke trasheguar gjithe '41 e mbrapa, ti akoma sot zemren e ke ne Peze", tha Kadilli. "Ka dhe sot deputete qe kane qene agjente", thote Tahiri.

Taulanta Boja < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›