E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës dhe Korçë, investime në infrastrukturë

Bashkia e Durresit ka nisur investimin per rehabilitimin e hapesirave ne hyrjen e qytetit, rikonstruksionin e fasadave te pallateve ne kete zone si dhe krijimin e parqeve per femijet. Investimi kap vlerën e rreth 120 milion lekeve te reja, nderkohe qe ai eshte ndare ne dy lote dhe pritet te perfundoje brenda tete muajsh. Ne fillimin e punimeve te ketij investimi ishte i pranishem kryetari i bashkise se Durresit Vangjush Dako,i cili u shpreh se krahas ketij investimi, bashkia po punon paralelisht edhe per rehabilitimin e lulishtes tek busti i Azem Hajdarit si dhe zonen prane xhamise ne qender te qytetit.

Edhe bashkia e Korcës falë një kredie të marë vetëm pak kohë më parë nga bankat e nivelit të dytë po investon në rrugët dytësore e pikërisht në lagjen 17 të qyetit, e cila prej 20 vjetësh kishte një infrastrukturë mjaft të rënduar. Fondi prej 50 milion lekësh do të përdoret për rehabilitimin e plotë të rrugës kryesore të kësaj lagjeje dhe trotuareve të saj. Ritmi i punimeve është mjaft i mirë ndihmuar edhe nga kushtet e motit dhe pritet që brenda 40 ditësh ato të përfundojnë tërësisht.

Aleks Kalemasi < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›