Studioja nga Viena fituesja e ndërtimit të Kuvendit të ri
Studioja nga Viena është shpallur fituesja e ndërtimit të kompleksit të ri parlamentar.
Gjatë ditës së sotme është publikuar vendimi i jurisë ndërkombëtare ku është përzgjedhur njëri nga 12 maketet e propozuara për ndërtimin e godinës së Parlamentit të Ri.
Juria ndërkombëtare ka vlerësuar me 76 pikë projektin e studios nga Viena ndërsa publiku e ka votuar me 15 pikë këtë projekt.
Projekti me kodin 11022 e paraqet sallën e Parlamentit duke reflektuar hapësirën bazë demokratike si sundimi i fuqisë së elektoratit, duke vendosur publikun mbi pjesëtarët e zgjedhur të Kuvendit pa i hequr të drejtën sallës së madhe, hollit që të jetë qendra metaforike dhe fizike e ndërtesës.