Stuhi dëbore në Bulqizë, pritet evaukimi i banorëve
Situata e përkeqësuar e orëve të fundit në Bulqizë ka bërë që pasditen e sotme të mblidhet Shtabi i Emergjencave. Gjatë kësaj mbledhje nuk është përjashtuar dhe evakuimi i banorëve nga zona, si shkak i bllokimit të një numri të madh zonash dhe reshjeve të dendura të dëborës, të cilat vijojnë edhe në këto momente. Krahas Bulqizës situatë e vështirë paraqitet edhe në qarkun e Kukësit ku temperatura kanë shkuar deri në -10 gradë. Reshje të dendura dëbore dhe temperature të ulëta kanë përfshirë edhe qarkun e Shkodrës, ndërsa në Pukë temperaturat kanë zbritur në -11 gradë, duke bllokuar kështu edhe furnizimin me ujë të pijshëm. Po kështu si pasojë e trashësisë së madhe të dëborës dhe akullit është bllokuar aksi rrugor Korçë-Ersekë, ku lëvizja e mjeteve është paralizuar prej disa kohësh, ndërsa policia bën thirrje për mosqarkullim të mjeteve në këtë aks.