E Hënë, 2 Nëntor 2026

Stuhi dhe erë e fortë në Korçë, mijëra familje pa energji elektrike

1135 familje janë pa energji elektrike në juglindje të vendit. E gjithë kjo situatë është krijuar për shkak të erave të forta dhe linjave të amortizuara në zonat e thella malore.

Pa energji elektrike janë fshatrat Shipskë e Krushove në njësinë administrative Vithkuq ndërkohë që pa energji elektrike janë edhe 300 familje në njësitë administrative Propotisht, Velçan e Trebinjë në bashkinë e Pogradecit.

Edhe në bashkinë e Kolonjës, fshatrat e Mollasit dhe Rehovës kanë probleme me energjinë elektrike, ndërsa në Devoll problemet me të theksuara janë në Vranisht, Baban e Stropan

Burime zyrtare pranë drejtorisë rajonale të OSSHE bëjnë të ditur se grupe pune te kësaj drejtorie janë në terren duke punuar për rikthimin e energjisë elektrike. /vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›