Stuhi e forte ne Durres dhe periferi te Tiranes

Stuhia e fortë dhe reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme në Durrës e vecanerisht ne Port. Kapiteneria e Portit ka urdhëruar pezullimin e daljes se anijeve në det të hapurpër shkak se forca e detit arrinte deri në 6 ballë dhe shpejtësia e erës deri në 20 metër për sekonde. Ndërkohe ne qytet një autobuzi me traga të Kosovës i janë thyer xhamat, e si pasojë janë dëmtuar lehtë katër studentë kosovare që ishin ne Durrës për një ekskursion. Reshjet e medha të shiut rikthyen gjithashtu përmbytjet në rrugët e qytetit te cilat u bene të pakalueshme për mjetet e këmbësorët. Niveli i ujit në rrugët kryesore e dytësore të qytetit ka arritur deri në 30 centimetra. Po ashtu ka patur edhe probleme me furnizimin me energji elektrike si në qytet edhe në rrethinat e Durrësit.
Pasditen e sotme edhe periferia e Tiranes eshte perfshire nga reshje te dendura shiu. Per disa minuta me radhe ne zonen e Kinostudios furtuna ka patur nje intensitet te larte.
Pasditen e sotme edhe periferia e Tiranes eshte perfshire nga reshje te dendura shiu. Per disa minuta me radhe ne zonen e Kinostudios furtuna ka patur nje intensitet te larte.