E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përleshen me thika e drurë grekë e shqiptarë, 6 të lënduar

Një përleshje e egër me 6 të lënduar ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:30, mes disa grekëve dhe disa shqiptarëve lagjen në Monastiraki në Athinë (një lagje pranë Akropolit, ku ka shumë turistë e vizitorë). 

Sipas dëshmive, dy grupe të mëdha grekësh dhe të shqiptarësh u përleshën për diferenca personale me hunj druri, thika dhe objekte të tjera. Përleshja përfundoi me lëndimin e katër shqiptarëve, si dhe dy turistëve italianë që u përpoqën të ndajnë të përfshirët në përplasje. Të plagosurit janë shtruar në spitalin KAT. 

Në zonën e ngjarjes nxitoi policia dhe deri tani ka pasur 89 shoqërime në mënyrë që të identifikohen ata që janë përfshirë në ngjarje, dhe të arrestohen. 

(Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›