E Diel, 1 Nëntor 2026

Stuhi në Sarandë, rreth 80 pushues bllokohen në Plazhin e Pasqyrave

Rreth 80 pushues janë bllokuar që prej orës 14:30 në plazhin e Pasqyrave në Sarandë. Pushuesit nuk mund të lëvizin për shkak të përkeqësimit të menjëhershëm të motit, stuhisë dhe dallgëve të mëdha.

Mësohet se një pjesë e pushuesve, mes të cilëve gra e fëmijë, kanë qenë në bregdet, ndërsa pjesa tjetër ndodheshin nëpër varka, në momentin kur zona është përfshirë nga një stuhi e fortë me erë dhe shi të dendur, transmeton BW.

Pushuesit kanë kërkuar menjëherë ndihmën e policisë, e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për evakuimin e tyre, një nga një, me litar përmes shpatit të malit.

Burime nga policia konfirmojnë se të gjithë pushuesit janë në gjendje të mirë shëndetësore. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›