E Enjte, 5 Nëntor 2026

Stuhi për Van Gaal: me Covid dhe… në pankinë kundër Gjermanisë

Është stuhi për Louis Van Gaal. Trajneri i Holandës u ul në pankinë, në ‘Johan Cruijff Arena’ për ndeshjen miqësore me Gjermaninë, pavarësisht se ishte pozitiv me Covid. Gjatë konferencës për shtyp pas ndeshjes, Van Gaal kishte surprizuar të pranishmit duke thënë “mos u afroni, unë jam pozitiv me Covid”.

Trajneri i portokallinjve kishte bërë testin e fundit të hënën, një ditë para ndeshjes, duke rezultuar ende pozitiv, por ai u paraqit rregullisht në stadium dhe u ul në stol, duke përqafuar lojtarët dhe kundërshtarët pa përdorur as maskën.

Sjellja e tij shkaktoi shumë diskutime, sidomos në Gjermani ku mediat e sulmuan ashpër, por Van Gaal u justifikua kështu: “Doktori më tha se janë vetëm mbetje të virusit, që me testin molekular gjenden më gjatë. Por testi i shpejtë doli negative”.

Më pas ai bëri të ditur se nuk do të marrë pjesë në shortin e grupeve të Botërorit të premten në Katar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›