Teuta rikthehet në elitë

Teuta në volejboll për femra rikthehet pas një viti mungesë në Superligë. Kanë mjaftuar dy fitore me Club Albanian në Play-off, që vajzat durrsake, në drejtimin e trajnerit Edmond Jazenxhi dhe të kapitenes Romina Matoshi, të rikthehen në elitën e rrjetës shqiptar.
3-0 ndeshja e parë në Durrës dhe 3-1 ndeshja e dytë në Pallatin e Sportit në Farkë dhe me totalin 2-0, Teuta e sheh veten mes më të mirëve të volejbollit shqiptar.
Si e tillë, Teuta është dhe fituese e Kategorisë së Parë. Ky ishte një sezon i shkëlqyer për ekipin e drejtuar nga trajneri Edmond Jazexhi, që gjatë sezonit të rregullt pësoi vetëm një humbje.