E Enjte, 5 Nëntor 2026

Islam Dudaev, i bronztë në Europian

Mundja shqiptare është rikthyer në podiumin e medaljeve në Kampionatin Europian të të rriturve. Tanimë krahas emrave të Sahit Prizrenit, sot president i Federatës Shqiptare të Mundjes, dhe Elis Guri, që shkëlqeu dhe në mundjen bullgare, do të jetë dhe Islam Dudaev. Pikërisht në peshën deri në 65 kilogram në stilin e lirë në Kampionatin Europian të të rriturve Islam Dudaev ka zënë vendin e tretë, ndërsa ka meritura medaljen e bronztë.

Në raundin e parë ka eleminuar maltezin Adam Vela. Më pas në raundin çerekfinal do të eleminohej nga hungarezi Izmail Muzukajev. Për vendet 3-5, Dudaev do të fitonte ndaj polakut Bienkovski e në këtë mënyrë, së bashku me turkun Munir Reçep Aktash, do të ishte medalist i bronztë.

Kjo ishte medalja e vetme e Shqipërisë në këtë Europian, ndërsa të tjetër, duke përfshirë dhe Abakarovin, nuk është s’e kanë bërë paraqitjen të pritshme. Megjithatë për mundjen shqiptare kjo medalje e bronztë e Dudaev, krahas të tjerave, është sukses në arenën ndërkombëtare.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›