E Premte, 6 Nëntor 2026

Turqi-Itali, Jorgji vendos drejtësi

Enea Jorgji rikthehet të drejtojë një ndeshje në arenën ndërkombëtare. Arbitri shqiptar është caktuar për të vendosur drejtësi në sfidën statistikore të Konyasporit mes Turqisë dhe Italisë, dy skuadrat e eleminuara nga play off i Kupës së Botës 2022. Kjo është një nga ndeshjet më të rëndësishme në karrierën e Jorgjit, pavarësisht faktit që dy skuadrat tashmë janë jashtë botërorit.

Ndihmësit e Jorgjit do të jenë Dojando Myftari dhe Ilir Tartaraj. Arbitri i katërt i ndeshjes do të jetë Juxhin Xhaja. 37-vjeçari shqiptar, prej vitesh përfaqësues i arbitrimit shqiptar në arenën ndërkombëtare, ka vendosur drejtësi në nivel kombëtaresh që prej vitit 2013 ndërsa disa nga përballjet më të rëndësishme në CV-në tij janë; San Marino-Irlandë e Veriut, Armeni-Islandë, Ishujt Faroe-Spanjë dhe Hungari-Estoni.

Në kampionatin shqiptar Jorgji është një nga arbitrat më të aktivizuar. Sfida e fundit që ka ka drejtuar është ajo e luajtur në 12 mars mes Vllaznisë dhe Tiranës në stadiumin “Loro Boriçi”.  Që prej vitit 2012 ai është arbitër me stemën e FIFA-s, ndërsa në vitin 2015 u ngjit nga grupi i tretë në grupin e dytë të arbitrave kryesorë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›