E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stuhia Xynthia gjunjëzon Europën 40 viktima vetëm në Francë

Moti i keq

Të paktën 18 persona kanë gjetur vdekjen në Francë këto dy ditët e fundit, për shkak të stuhisë Xynthia, një nga më të dhunshmet e dhjetë viteve të fundit. Erërat me shpejtësi prej 150 km në orë dhe valët me një lartësi prej tetë metrash shkaktuan kaos në brigjet veriore dhe perëndimore të vendit, duke sjellë përmbytje dhe duke i detyruar banorët që të kërkojnë shpëtim mbi çatitë e shtëpive. Shumë prej viktimave u mbytën nga dallgët që e kalonin lartësinë 8 metra, të tjerë u goditën nga rënia e pemëve. Stuhia që preku të shtunën gadishullin Iberik, goditi më parë rajonet bregdetare të vendit për t’u shtrirë më pas në qendër. Bilanci i viktimave pritet të rritet, ka bërë me dije mbrojtja civile.

Shtatë persona humbën jetën në Vandea, një nga rajonet më të prekura bashkë me Charente-Marittime. Në total janë miliona banesa të mbetura pa elektricitet në të gjithë vendin. Edhe “Air France” ka anuluar me qindra fluturime, për shkak të motit të keq në veri të aeroportit “Sharl de Gol”. Stuhia Xynthia goditi brigjet perëndimore të Francës dhe Spanjës, duke sjellë mot të keq edhe në Portugali dhe Holandë.

#

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›