E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qershori, sezon provimesh

Shkolla 9-vjeçare

Muaji qershori do të jetë sezon provimesh për nxënësit e klasës së 9-të. Sipas rregullores së miratuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, provimet pritet të nisin me lëndën e gjuhës shqipe, që do të zhvillohet më datën 7 qershor. Provimi i dytë për lëndën e matematikës do të zhvillohet më 19 qershor.

Provimet e lirimit do të zhvillohen në një ditë për të gjitha shkollat në vend. Tezat e provimit për secilën lëndë do të hartohen nga Agjencia e Vlerësimit të Arritjeve, si dhe do të shpërndahen drejt ambienteve të përcaktuara për provim nën masa të rrepta sigurie. Kjo për të mos lejuar rrjedhjen e informacioneve. Për nxënësit që nuk do arrijnë të marrin notë kaluese në sezonin e parë, do të ketë edhe provime vjeshte. Kështu, nxënësit mbetës do të mund t’i japin të dy këto provime në datat 1 dhe 6 shtator.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›