E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Stuhia e erës në Myzeqe, asnjë fermer nuk ka siguracion për dëmet nga fatkeqësitë natyrore

Fermerët e Myzeqesë po riparojnë dëmet e shkaktuara një ditë më parë nga stuhia e erës. Deri në 50 km në orë ka qenë shpejtësia e saj , duke dëmtuar serat me kulturën e bostanit në Lushnje në Divjakë. Plasmasët janë çarë dhe bimët janë tharë.

Demi ekonomik më i madh u është shkaktuar fermerëve  që kanë mbjellë sipërfaqe të mëdha.

Tetë orë stuhi ere pa pushim  ka prekur zonën e Imshtës.  Dëmet për një hektar llogariten ne 300 mijë lekë sipas prodhuesve. Askush prej tyre nuk ka siguracion për dëmet nga fatkeqësitë natyrore.

Fermerët kërkojnë prezencën e ministres së Bujqësisë në terren për të parë nga afër atë që ka ndodhur edhe pse shumë prej tyre e kanë të qartë se nuk do të dëmshpërblehet për dëmin natyror prandaj do të rifillojnë procesin e zëvendësimit të serave dhe prodhimeve.

/rtsh/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›