Ulet me 3 lekë çmimi i naftës, shkon në 232, edhe gazi do kushtojë 9 lekë më pak! Rritet çmimi i benzinës

Nga 23 prilli çmimi i naftës dhe i gazit do të kushtojë më pak për qytetarët shqiptarë, ndërsa rritje ka pësuar çmimi i benzinës. Bordi i Transparencës ka ulur me 3 lekë çmimin e naftës ku nga 235 lekë/litri do të shitet 232 lekë/litri. Me 9 lekë është ulur edhe gazi ku nga 115 lekë, që nga 23 prilli do të shitet me 104 lekë.
Ndërsa çmimi i benzinës ka pësuar një rritje me 1 lekë, ku do të shitet me 212 lekë/litri. Ky vendim do të fillojë të zbatohet nga pikat e karburantit në vend prej orës 18:00 të 23 prillit dhe do të jetë në fuqi deri në mbledhjen tjetër të bordit.
“Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me shumicë të produkteve për datën 23.04.2022 deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, si më poshtë:
- 220 Lekë/litri për gazoilin;
- 200 Lekë/litri për benzinën;
- 92 Lekë/litri për gazit të lëngshëm të naftës.
Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me pakicë të produkteve për datën 23.04.2022 deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, si më poshtë:
- 232 Lekë/litri për gazoilin;
- 212 Lekë/litri për benzinën;
- 104 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës”, thuhet në njoftimin e bordit.
Sipas bordit, çmimet e fundit reflektohen nga ndryshimet e shfaqura në tregjet ndërkombëtare, kur sot një fuçi nafte në treg kap çmimin 105 -106 dollarë.
/rtsh.al/