E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stuhia keput telin e tensionit vdes 40-vjecari

Stuhia shkakton viktimen e pare ne Elbasan. Gazmend Ahmeti 40 vjec me banim ne lagjen 11 Nentori ne Elbasan mbeti i vdekur ne vend pasi ra ne kontakt me nje tel tensioni te keputur nga stuhia e djeshme. Ngjarja ka ndodhur ne rrugicen para baneses se te ndjerit. Ende nuk jane te qarta rrethanat se si i banori ka rene ne kontakt me percjellesin elektrik por ekzistojne tre variante. Se pari mendohet se viktima e ka kapur me dore telin per ta larguar nga rruga. Se dyti mendohet se ai ka rene aksidentalisht ne kontakt me te ndersa po kthehej ne banese dhe se treti teli mund te jete keputur nga stuhia dhe ka rene mbi trupin e tij. Kufoma u gjet rastesisht nga nje punonjes policie i cili po udhetonte me makine ne ate rrugice. Fillimisht uniforma blu ka menduar se ka te beje me nje vrasje por me pas eshte vertetuar se 40-vjecari kishte rene ne korrent. Polici ka lajmeruar koleget te cilet kane ardhur menjehere ne vendngjarje. Nje grup hetimor ka kryer veprimet paraprake. Sipas banoreve te lagjes dhe me pas edhe te policise KESH ishte njoftuar per keputjen e telit por nuk kishte marre asnje mase. Ceshtja eshte nen hetim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›