E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherr gjimnaz dy te plagosur njeri rende

Dy grindje banale per te dashurat apo per vajza te shkolles kane degjeneruar ne dhune dje ne gjimnazet e kryeqytetit

Per shkak te vajzave shume adoleshent te gjimnazeve te Tiranes dhe jo vetem kane degraduar ne dhune. Por rastet me flagrante kane ndodhur ne dy gjimnazet e Tiranes ne ate te Eqerem Cabej dhe ne ate te Sami Frasherit ku kane arritur te perdorin pervec mjeteve te forta edhe thika. Nga keto akte dhune kane perfunduar dy minoren ne spital njeri prej te cileve eshte ne gjendje kritike per jeten.

Eqerem Cabej

Pas nje debati per te dashuren e njerit prej tyre qe kishin nisur dy nxenesit ene klasen e 11 shkolles se mesme Eqerem Cabej dy dite me pare ne ambientet e shkolles atyre u eshte terhequr verejte nga mesuesit. Gjithcka dukej se u zgjidh por rreth ores 1130 Dhimiter Kushgjini eshte konfliktuar prane ambienteve te shkolles me nje bashkemoshatar te tij ndersa ka mbetur i plagosur rende pasi ka marre kater goditje me thike ne trup. Kane qene shtetasinLulezim Hida dhe nje tjeter gjimnazist Juxhin Hashima te cilet gjate konfliktit i kane perdorur kunder Kushgjinit spraj me piper duke ia hedhur ne sy. Minorenet Hida dhe Hashima ia kane hedhur sprajin ne menyre qe te kishin nje shenjester me te paster duke e goditur bashkemoshatarin e tyre me sende te forta dhe kater here me thike duke e lene te shume rende te plagosur. Deshmitaret ne vendngjarje thone se gjate sherrit eshte perdorur nje shkop bejsbolli dhe sende te tjera te forta. Nderkohe qe nxenesi i plagosur eshte derguar menjehere ne spital per te marre ndihmen e pare ku mesohet se eshte ne gjendje te rende. Sherri mes te rinjve ka ndodhur jashte ambienteve te shkolles nderkohe qe efektivet e komisariatit nr 4 kane shoqeruar dy te rinjte e tjere ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen e rende.

Sami Frasheri

Ne nje tjeter gjimnaz te Tiranes dashurickat e para kane sjelle nje te plagosur e disa te tjere te lenduar. Pas nje konflikti te nisur ne palestren e shkolles nga disa nxenes te ka degjeneruar ne nje perleshje te vertete jashte deres se gjimnazit. Tigri Kovaci eshte nxenesi i plagosur nga nje leve ai tashme ndodhet ne spital jashte rrezikut per jeten. Sherri per motive banale ka nisur fillimisht si nje zenke mes gjimnazisteve Tigri Kovaci dhe Lirim Ahmataj te cilet jane konfrontuar ne palestren e shkolles dhe me pas kane pritur mbarimin e mesimit per tu perleshur jashte ambienteve te shkolles. Grupe shokesh nga te dyja krahet jane versulur kunder njeri tjetrit duke u goditur me cte mundeshin. Deshmitaret e rastit dhe nxenesit e shkolles tregojne se kane pare skena te ashpra dhune dhe se te rinjte kane perdorur leva tulla e gure per te goditur njeri tjetrin. Forca te shumta policore kane mberritur menjehere ne vendngjarje dhe kane bere te mundur identifikimin e personave te perfshire ne sherr ndersa kane shoqeruar ne komisariat disa prej tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›