Mungesa e gjyqtareve ne Gjykaten e Larte shtyhet ceshtja Kumbaro

Mungesa e disa gjyqtareve ne Gjykaten e Larte ka sjelle bllokimin e punes per shqyrtimit te disa ceshtjeve te rendesishme qe duan shumicen e gjyqtareve per te marre nje vendim unifikues. Nje nga ceshtjet qe evidentoi kete ka qene masa e Ilir Kumbaros per te cilen minimalisht duheshin 12 gjyqtare per te marre nje vendim Kolegjet e Bashkuara nderkohe qe heqja dore e dy prej gjyqtareve dhe mungesa per arsye shendetesore e dy te tjereve solli shtyrjen e ketij gjyqi deri ne plotesimin e numrit te gjyqtareve ne Kolegjet e Bashkuara. Ne baze te nenit 16 te ligjit nr. 8588 date 15.3.2000 Per organizimin dhe funksionimin e Gjykates se Larte te Republikes se Shqiperise Kolegjet e Bashkuara gjykojne vetem kur ne to marrin pjese jo me pak se dy te tretat e te gjithe gjyqtareve te Gjykates se Larte qe do te thote jo me pak se 12 anetare te saj. Dy gjyqtare te Gjykates se Larte Medi Bici dhe Mirela Fana hoqen dore nga pjesemarrja ne gjykim pasi i pari ka shqyrtuar masen ne Gjykaten e Apelit te Krimeve te Renda dhe e dyta sepse ka pasur bashkeshortin avokat te Kumbaros. Por si te mos mjaftonin dy doreheqjet nga ceshtja dy gjyqtare te tjere kane qene ne pamundesi shendetesore per te qene te pranishem dje ne pune perkatesisht kryetarja e Gjykates se Larte znj. Shpresa Becaj dhe gjyqtari Gani Dizdari.