E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shi i panderprere permbytje dhe rreshqitje dheu ne te gjithe vendin

Moti ka sjelle nje sere problemesh ne komuna e qytete te ndryshme te Shqiperise ne disa prej te cileve ka pasur permbytje dhe mungese energjie

Moti i keq me reshje shiu dhe bore ka shkaktuar probleme ne disa qytete e komuna te vendit. Shirat e rrembyera te pasuara me dalje nga shtrati te lumenjve kane sjelle permbytje ne Vlore Shkoder Elbasan Lushnje ndersa ne Mirdite Diber e Kukes shirat kane sjelle rreshqitje dhe nderprerje te energjise elektrike.

Shkodra

Oboti i Anes se Malit ne Shkoder ndodhet ne gjendje jo te mire prej shirave te rene nderkohe qe shkarkimet qe po behen nga hidrocentrali i Vaut te Dejes me rreth 900 m3 ne sekonde dhe prurjet e lumit Kir dhe Buna kane shkaktuar permbytje ne keto zona. I gjithe fshati Obot eshte rrethuar nga uji rruga nacionale eshte e pakalueshme dhe menyra e levizjes per banoret eshte nepermjet varkave. Ne oret e pasdites se djeshme drejtori i Emergjencave Alfred Olli mberriti vete ne Obot per te pare nga afer situaten e krijuar atje.

Vlora

Prej mbremjes se djeshme qyteti i Vlores eshte perfshire nga nje ere e fuqishme shoqeruar dhe me shi. Nga kjo stuhi eshte pezulluar totalisht puna ne dy portet e Vlores si tek porti i trageteve ashtu dhe ne Triport ku peshkarexhat e peshkimit nuk kane dale ne det qe prej kater ditesh. Po ashtu dhe tragetet e linjes Vlore - Brindizi kane dale ne rade nga frika e perplasjeve me molin pasi fuqia e detit ka qene 6-7 balle ne gji si dhe 9- 10 balle ne det te hapur. Po ashtu nga ky mot me ere te fuqishme nuk kane shpetuar dhe disa rruge dhe lagje te Vlores ku shume peme dhe tabela reklamash jane shkaterruar dhe keputur duke rrezikuar dhe kalimtaret. Nga kjo stuhi shume lagje te qytetit te Vlores po vuajne mungesen e energjise elektrike si dhe nuk funksionon asnje stacion televiziv per shkak te mungeses se energjise ne zonen e Zvernecit aty dhe ku jane antenat e televizioneve. Nderkohe ne disa lagje ka pasur edhe permbytje dhe rreth 10 banesa mendohet te jene prekur nga uji. Situata vazhdon te jete e perkeqesuar nga stuhia e cila ka vazhduar per gjate gjithe dites dhe sipas meteorologeve kjo situate e renduar e motit do te vazhdoje dhe ne ditet e ardhshme.

Verilindja

Ne rrethin e Mirdites reshjet e shiut kane shkaktuar rreshqitje dheu ne nje lagje te komunes Kthelle. Madje ne fshatin Prosek te kesaj komune 8 banesa jane bere te pabanueshme dhe banoret jane detyruar te evakuohen. Stuhia ka demtuar linjen e tensionit te mesem dhe qe prej dites se djeshme zona vuan edhe nga mungesa e energjise elektrike. Konstatohen demtime dhe ne aksin rrugor Rreshen-Lure.

Ne rrethin e Dibres kane nisur reshjet e para te bores ne lartesine 800 metra mbi nivelin e detit. Ndersa zonat e tjera jane perfshire nga reshje te shumta te shiut.

Ne Bulqize kater komuna vuajne nga mungesa e energjise elektrike per shkak te nje defekti ne rrjetin elektrik ne fidrin 12. Komunat Ostren Trebishte Gjorice dhe Fushe-Bulqize qe prej dites se djeshme jane pa energji. Ne Kukes reshjet e debores kane perfshire nga mbremja e djeshme zonat malore ne lartesite mbi 1500 metra mbi nivelin e detit. Ujerat u jane afruar edhe disa fshatrave te thella por pa prekur banesat. Qe nga oret e pasdites se djeshme kane vazhduar reshjet e shiut thuajse ne te gjithe zonen verilindore pa shkaktuar probleme ne levizjen e mjeteve ne te gjitha akset rrugore.

I vetmi shqetesim ka qene nderprerja e energjise elektrike nga nata e kaluar ne disa zona te Kukesit si ne Kalis Gryke-Caje Bushtrice e Arren. Specialisti ne prefekturen e Kukesit Shkelqim Dulla tha se shkak jane bere demtimet e rrjetit elektrik ne rrethin e Dibres nga furnizohen me energji keto komuna.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›