PS-LSI, te ndara "humbin" ne 2009
Nese partite e majta politike, do te hyjne te percara ne zgjedhje, avantazh shume te madh ne garen elektorale te 2009 do te kete e djathta. Mesazhi, ju dha dje dy kundershtareve politike brenda se majtes, Edi Rames dhe Ilir Metes, nga Presidenti i grupit socialist ne Parlamentin Evropian, Martin Shultz. Ne nje interviste, Shultz e sheh shume problematike "luften" e partive te majta mes tyre. Sipas tij, opozita duhet te marre ne konsiderate, se nje gje e tille, pra nje e majte e ndare, eshte padyshim nje avantazh i madh per te djathten. Nga ana tjeter, Shultz komenton dhe pakenaqesite e shprehura nga Meta se fundmi mbi reformen zgjedhore. Sipas tij, eshte e dukshme qe LSI, po shmanget nga procesi zgjedhor, ne nje kohe kur e rendesishme eshte qe duhet te krijohet nje situate pozitive dhe gjitheperfshirese ne kete reforme.
Zoti Shultz, Shqiperia po pergatitet per zgjedhje te reja. Nje nga miqte tuaj, Ilir Meta, ka deklaruar se procesi qe po shoqeron hartimin e nje Kodi te ri zgjedhor eshte ne kundershtim me interesat e partise qe ai drejton dhe gjithe shqiptareve. A jeni informuar ju mbi kete situate dhe a keni kontaktuar ju me mikun tuaj ne lidhje me gjithe kete situate?
Une jam shume i qarte, se procesi i hartimit te Kodit Elektoral eshte nje proces shume i rendesishem, por me e rendesishmja eshte qe te krijohet nje situate pozitive dhe gjitheperfshirese, sepse mesa jam informuar une, jo te gjitha partite jane perfshire ne kete proces. Dhe eshte shume e qarte, qe partia e mikut tim Ilir Meta po shmanget nga ky proces. Berisha me Ramen kane nje synim shume te qarte per ta perjashtuar partine e Ilir Metes nga ky proces dhe kete ne nuk mund ta pranojme. Ndaj per kete une kam organizuar nje takim midis Ilir Metes dhe Komisionerit pergjegjes per Zgjerimin e BE-se, Oli Rehn. Ndaj ne jemi te bindur se duhet te ndjekim me shume vemendje se cfare po ndodh ne Shqiperi ne keto momente.
Ne fakt Oli Rehn u shpreh dy dite me pare gjate paraqitjes se Progres-Raportit per Shqiperine, se zgjedhjet e 2009-es, jane shume te rendesishme per Shqiperine ne rrugen e saj drejt Bashkimit Evropian. Gjate komunikimeve qe keni pasur ju me z. Rehn, cili ka qene reagimi i tij mbi kete ceshtje?
Une i kam paraqitur Rehn, friken dhe shqetesimet e mia ne lidhje me kete situate dhe per zhvillimet e tjera ne Shqiperi. Ne kete kontekst mund te them se z. Rehn ka treguar nje angazhim te madh mbi kete ceshtje dhe ka rene dakord qe te zhvilloje nje takim dhe te bisedoje me Ilir Meten dhe me perfaqesues te Qeverise, me parti te tjera dhe organe te tjera shteterore. Keto zgjedhje jane kyce per te ardhmen dhe per demokracine ne Shqiperi, ndaj ceshtja kryesore e imja ne kete proces te pergatitjes se zgjedhjeve eshte qe te gjitha partite dhe te gjitha interesat e votuesve duhet te perfaqesohen ne kete proces. Sepse tendenca per te perjashtuar dike, krijon nje atmosfere mosbesimi dhe kjo eshte totalisht ne kundershtim me ate cka ka nevoje Shqiperia ne keto momente. Shqiperia ka nevoje per me shume bashkepunim, me shume mirekuptim, me shume dialog midis paleve per te ardhmen e saj.
Ju jeni perpjekur disa muaj me pare qe te negocionit ndermjet kryetareve te partive te majta per t'i ribashkuar ata. Por sot duket qe Edi Rama dhe Ilir Meta jane duke ecur ne dy rruge komplet te ndryshme. A keni ju ndonje mesazh per t'u dhene ketyre dy kryetareve?
Po sigurisht kam nje mesazh edhe ne keto momente. Partia e Edi Rames eshte nje parti anetare e Internacionales Socialiste dhe une jam ne kontakte te vazhdueshme dhe te ngushta me kete parti per shkak edhe te pozicionit tim. Ndersa Ilir Meta, eshte nje mik prej shume kohesh dhe ne kete kontekst une mendoj se ne keto momente na duhet nje e majte e bashkuar ne Shqiperi dhe mesazhi im per Ilir Meten dhe Edi Ramen, eshte se ne keto momente ka shume nevoje per nje bashkepunim midis te majtes dhe te gjithe partive. Ndaj te gjitha partite e majta duhet te marrin ne konsiderate se nje e majte e ndare, eshte padyshim nje avantazh i madh per te djathten.
Per ju si nje drejtues i larte socialist a eshte normale qe Edi Rama po perpiqet te perjashtoje Ilir Meten nga ky proces?
Absolutisht jo. Sikurse i kam thene komisionerit Oli Rehn, ceshtja nuk shtrohet vetem per Ilir Meten dhe partine e tij, por ceshtja qendron se te gjithe partite e tjera duhet te perfshihen ne kete proces demokratik per te krijuar nje Komitet, apo nje organizate, sepse perjashtimi i partive nga pergatitja e zgjedhjeve eshte gjithmone nje gabim shume i madh.