Atentati i dyte, e liroi gjykata
TROPOJE- Rikthehen frikshem vrasjet ne Tropoje. Ekzekutohet ne menyre mafioze ne qender te qytetit dhe ne mes te dites, Sadri Metalia, 51 vjec, ish-drejtori i KESH-it ne kete rreth, ndersa dyshohet se motiv eshte hakmarrja per vrasjen e ish-policit Tahir Brecani ne vitin 2005. Autori i krimit eshte identifikuar Astrit Brecani, i cili u shpall ne kerkim, kurse gjate atentatit u plagos ne gjendje te rende edhe Rabie Malaj, 35 vjece, shitese e nje dyqani mishi. Policia tha se nisi hetimet e para dhe ne vendngjarje gjeti rreth 20 gezhoja te qitura nga nje arme automatik tip "Kallashnikov", nje makine tip "Benz" qe i perkiste te dyshuarit dhe armen e krimit. Brecani ishte arrestuar vitin e kaluar per nje atentat te deshtuar qe dyshohet se do behej ndaj Metalise, por gjykata e liroi duke dhene masen "arrest shtepie".
Te shtenat e armeve jane degjuar rreth ores 12:00, kur deshmitaret kane pare nje makine tip "Benz" ne bordin e te ciles gjendeshin tre persona. Nje prej tyre ka nxjerre tyten e automatikut mbi xham, duke qelluar mbi objektivin, 51 vjecarin Metalia, i njohur edhe si mik i familjes Haklaj. Pjesa me e madhe e plumbave ka prekur ish-drejtorin e KESH per gjashte vite ne Tropoje, duke e lene te vdekur ne vend. Ai kishte dale nga banesa per te takuar nje shok ne mesdite. Ndersa te tjeret jane derdhur ne nje dyqan pas shpines se viktimes. Policia gjeti te plagosur me nje plumb pas koke 35 vjecaren Rabie Malaj, e cila nuk kishte lidhje me ngjarjen dhe objektivin e atentatit. Nga hetimet paraprake te kryera rezulton se motiv i ngjarjes eshte hakmarrja, pasi dy vellezerit e te ndjerit akuzoheshin per plagosjen me pasoje vdekjen e ish-policit Tahir Brecani dy vite me pare. Nje prej te dyshuarve u arrestua nga policia, ndersa tjetri eshte ne kerkim.
"Nga masat e marra nga ana e policise eshte bere e mundur gjetja dhe sekuestrimi i automjetit me te cilen eshte kryer vrasja. Nga hetimet ka rezultuar se automjeti tip "Benz 240, me targa BC 0886 B eshte ne pronesi te Astrit Brecani, i cili dyshohet te jete edhe autor i ngjarjes", thane burime zyrtare te policise. Mesohet se Astrit Brecani eshte arrestuar ne daten 28 korrik te vitit te kaluar per vepren penale te "armembajtjes pa leje", ndersa dyshohej se pergatiste atentatin ndaj Metaliajt. Por gjykata e ka liruar duke i dhene masen e sigurise "arrest shtepie". "Nga hetimet paraprake ka rezultuar se vrasja e Sadri Metaliaj eshte kryer per motive gjakmarrje, pasi ne vitin 2005, ne qytetin e Bajram Currit, Ilir dhe Shkelzen Metaliaj, nga Dragobia, vellezerit e viktimes Sadri Metaliaj, kane vrare Tahir Brecanin, qe eshte vellai i Astritit", njoftoi policia mbreme.
Miqesia e zyrtarit te Haklajt
Ish-drejtori i KESH-it ne Tropoje, Sadri Metalia, njihej si nje mik i familjes Haklaj ne Kernaje, vecanerisht Fatmirit, ky vrare nente vjet me pare. Edhe pas vrasjes se kater djemve te familjes, ai ka bere ngushellime tek ta, por policia vendore deklaroi dje se ekzekutimi i 48 vjecarit nuk ka lidhje me serialin e vrasjeve te vellezerve Haklaj dhe kundershtareve te tyre, Hoxhajve. "Dyshojme se shkak u vrasjes eshte motivi i hakmarrjes, pasi viktima eshte i aferm i te dyshuarve per ekzekutimin e ish-policit Tahir Bezhani ne vitin 2005", thane zyrtare te policise per kete ngjarje. Ne pamundesi per t'u hakmarre ndaj personave te perfshire ne kete krim, autoret kane qelluar mbi ish-zyrtarin, i cili gjate kohes si drejtor, deri ne 2005, ishte mjaft i njohur ne qytet.