E Diel, 1 Nëntor 2026

Tre persona te armatosur grabisin argjendarine ne Durres

Tre persona të armatosur, mes tyre dy femra kanë grabitur një argjendari pranë tregut Industrial të qytetit të Durrësit duke vjedhur një sasi të konsiderueshmë bizhuterish. Sipas policisë rezulton se tre personat e armatosur, pasi kanë kërcënuar e grabitur bizhuteritë me vlerë, nën kërcënimin e armëve janë larguar me shpejtësi me një automjet tip Benz me targa të Laçit. Ky automjet dyshohet të jetë i vjedhur në qytetin e Laçit. Nga ana e policisë po punohet për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›