Suarez largohet nëse shkarkohet Dalglishi

Sulmuesi Luis Suarez nuk do të qëndrojë në Liverpool nëse menaxheri Kenny Dalglish shkarkohet nga detyra.
E përditshmja britanike, Daily Star ka njoftuar të dielën se Suarez është i brengosur për të ardhmen e Dalglishit. Nëse 61-vjeçari mbetet në drejtim të Liverpoolit, Suarez nuk largohet nga Anfield Road.
Por, nëse Dalglish lirohet nga detyra – e që duket mundësi reale pas rezultateve të dobëta në Premierligë – uruguaiani do të transferohet diku tjetër. Ai kërkohet nga Juventusi.